Objekt i ligjit të Vetingut, fillimisht, do të jenë anëtarët e organeve të reja të drejtësisë. Neni 179 i Kushtetutës së re, tashmë në fuqi, dhe aneksi A i saj, saktësojnë se fillimisht do të rivlerësohen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Të parët që do t’i nënshtrohen ligjit të Vetingut, ose rivlerësimit janë të gjithë kandidatët që do të garojnë për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Raundi i dytë janë gjyqtarët dhe prokurorët që do të jenë respektivisht anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe më pas Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.