Ligji i Arsimit, Tabaku-Kryemadhit:
LSI fajtore, thyet heshtjen për vota

Ligji i Arsimit, Tabaku-Kryemadhit:<br />LSI fajtore, thyet heshtjen për vota
Partia Demokratike bëhet pjesë e debatit mes dy forcave të mazhorancës PS-së dhe LSI-së, sa i takon ligjit të Arsimit të Lartë.
 
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku bën fajtore edhe LSI-në për miratimin e këtij ligji, i cili ditët e fundit është kontestuar nga deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi.
 
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se LSI ka pasur rol në miratimin e ligjit, pasi ka bërë disa ndryshime në draft, ndërsa kujton se zv/ministrja e Arsimit është nga radhët e LSI-së.
 
Sipas Tabakut, LSI vendosi të thyejë heshtjen në prag të zgjedhjeve për vota.
 
Statusi i Jorida Tabakut në Facebook:
"Duke ndjekur debatin për reformën e arsimit te larte!
Deputetja e LSI deklaroi sot se nëse PD do ta çonte në Gjykatën e Lartë ligjin e Arsimit, forca politike e LSI do ta mbështeste.
 
Përse LSI priste ta çonim ne ligjin në Kushtetuese kur ajo mund ta votonte kundër që në seancën plenare?
 
Nëse LSI paska qenë kundër ligjit, pse ndërhyri në ligj për të ndryshuar nenin për të përzgjedhurit? Përse ndërpreu seancën plenare për të rakorduar me PS se cilët do jenë rektorë dhe dekanët? Mos vallë vetëm për të pasur akses në universitete që t'i përdorin si hambar votash?
 
Nëse Zv/ministrja ka qenê kundër përse nuk dha dorëheqjen?
Përse LSI nuk foli asnjë fjalë përgjatë protestave të pedagogëve edhe studentëve? Përse heshti deri tani në ditën e zgjedhjeve duke ardhur si kofini pas të vjelave?
 
Ky është morali i LSI, bashkëfajtore në krimin e arsimit të lartë që sot hiqet si disidente e mazhorancës. Nuk ka një fajtor për çdo taksë të rritur, për reformën në arsim, për krimin, për drogën, për infrastrukturen e munguar po ka bashkëfajtore të gjithë ato që janë sot në qeverisje"! 


Kryemadhi: Po ta ankimonte PD, e mbështesnim
Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh në një deklaratë për mediat se po ta ankimonte në Kushtetuese PD-ja ligjin për Arsimin e Lartë, LSI do ta mbështeste. 

"Nëse opozita do ta kishte ankimuar ligjin për Arsimin e Lartë, Lëvizja Socialiste për Integrim do ta mbështeste", u shpreh Kryemadhi. Deputetja e LSI është përfshirë ditët e fundit në replika të forta me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës