Konfindustria ka kërkuar që përfaqësuesit e institucioneve qeveritare nismëtare duhet të mbajnë përgjegjësi politike deri në dorëheqje nëse Gjykata Kushtetuese kthen mbrapsht ligjin e "Gjobave" i cili është kundër biznesit dhe interesit publik.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Konfindustria thotë se, shumë shpejt Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë këtë ligj dhe pritet që ai të shfuqizohet, pas miratimit të tij në Parlament në dhjetor të vitit 2015.

Konfindustria ka shtuar se, ky ligj është i shpërpjestuar në dënimet e rëndaj për biznesin me pasoja deri në falimentim, duke qenë se zbatimi i tij do të çonte në një përkeqësim të klimës së biznesit në vend.

Ja deklarata e plotë e Konfindustrias.
Konfindustria, duke marre shkak nga shqyrtimi i aferm ne themel nga Gjykata Kushtetuese i ligjit te gjobave ndaj biznesit vlereson, se jane te gjitha arsyetimet e nevojshme, qe ligji i siperpermendur te shfuqizohet teresisht.
Konfindustria vleresoi si profesional dhe te mirepritur vendimin e marre ne muajin dhjetor 2015 nga Gjykata Kushtetuese per pezullimin e hyrjes ne fuqi te ligjit te supergjobave te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise. 
Konfindustria kerkon, qe ne rast te shfuqizimit te Ligjit te Gjobave nga Gjykata Kushtetuese, perfaqesuesit e institucioneve qeveritare nismetare duhet te mbajne pergjegjesi politike deri ne doreheqje, duke patur parasysh pasojat e renda ne dem te interesit publik dhe si precedent per mosperseritjen e rasteve te ngjashme.
Konfindustria vlereson, se Ligji i ashtuquajtur i "Gjobave" ishte teresisht i shperpjestuar ne denimet e renda per biznesin me pasoja deri ne falimentim, krahesimisht mases se shmangies se detyrimit fiskal te pretenduar. Zbatimi i penaliteteve te parashikuara ne ligjin e gjobave do te ishte goditje e drejtperdrejte per mjedisin e biznesit dhe nismat investuese ne vend, aq shume te nevojshme ne kushtet e gjendjes se veshtire te ekonomise kombetare. Sa me siper do te ulte ndjeshem fuqine konkuruese te vendit ne terheqjen i investimeve te huaja krahesimisht vendeve te Rajonit. Gjithashtu, rritja e tejskashme dhe shperpjestimore e gjobave krahesimisht me aftesine paguese te bizneseve do te shtonte ndjeshem korrupsionin dhe subjektivitetin me pasoja te renda per zhvillimin ekonomik dhe mireqenien e qytetareve shqiptare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)