TIRANE- Sa herë që vjen dita e kujtesës për viktimat e komunizmit dhe të nazizmit, fushata elektorale, por dhe sa herë e kërkon KE, gjithnjë partitë politike do fillojnë debatin për ligjin e Lustracionit dhe do akuzojnë njëra tjetrën se janë të mbushur me spiunë të sigurimit të shtetit. Por kur ka ardhur momenti për të dënuar komunizmin, miratuar ligjin e hapur dosjet, janë tërhequr ose kanë miratuar ligj që dënon kundërshtarin. Ndërkohë që ngjyra serioze për miratimin e një ligji të ri për lustracionin mori pas kërkesës së KE në vitin 2008.