Ligji i mbetjeve, Malltezi: Qeveria
nuk kontrollon dot importin e tyre

Ligji i mbetjeve, Malltezi: Qeveria<br />nuk kontrollon dot importin e tyre
Partia Demokratike ka reaguar ndaj ligjit të importit të mbetjeve ku ka akuzuar qeverinë se ajo nuk është e gatshme që të kontrollojë asnjë gjë, përfshi këtu edhe importin e mbetjeve të riciklueshme.

Në një dalje të posaçme për mediat, drejtori i Departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi ishte me të rinjtë e forumit rinor në Porto Romano nga ku ka deklaruar se importi i plehrave kur ende nuk janë zgjidhur problemet e trajtimit të tyre brenda territorit është absurditet.

Ai shtoi se shteti shqiptar nuk është në gjendje të kontrollojë avionët dhe skafet që hyjnë e dalin nga vendi duke transportuar lëndë narkotike jo më të kontrollojë mbetjet që do të futen në Shqipëri me ligjin e sapo miratuar.

Këtu jemi së bashku me 150 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që në fund të trajnimit të tyre, erdhëm për të treguar situatën nga afër për ndotjen dhe trajtimin e mbetjeve të Durrësit. Erdhëm këtu për të treguar që qeveria në vend që të mendojë për mbetjet dhe plehrat e botës, të mendojë për plehrat këtu. Këtu jemi në fund të autostratës së parkut industrial e cila përfundon në një vend depozitimi plehrash. Për fat të keq, qeveria nuk ka asnjë zgjidhje, as për plehrat e Durrësit dhe s’mund të pranohet që të sjellësh plehrat e botës kur ti nuk merresh me plehrat e tua. Kemi të bëjmë me shkelje ligjore nga qeveria qendrore dhe vendore dhe i njëjti kryebashkiak prej 10 vitesh nuk e vë ujin në zjarr. Kemi një qeveri që mendon që të pakësojë plehrat e botës por jo ato të Durrësit, po digjen duke shkelur ligjit dhe kjo djegie 2 kilometra larg Durrësit mund ti shkaktojë kancer qytetarëve të Durrësit", deklaroi Malltezi.

Duke u ndalur tek gjoja garancitë që ofron Edi Rama, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, shtoi se: “Duhet të kesh një guxim prej të marri që të thuash që në Shqipëri nuk do hyjë asnjë mbetje e rrezikshme ndërkohë që përditë nga Shqipëria dalin qindra kilogramë drogë, duke përfshirë edhe ditën e djeshme nga Kepi i Rodonit 530 kg drogë. Shteti nuk dinte gjë. Edhe këtu pranë u ndërtua një pistë avionësh droge 1800 metra dhe shteti sërish nuk dinte gjë. Avionët e drogës po bien nga pesha e madhe e drogës dhe shteti ne kërkon të na japë garanci që nuk do hyjë asnjë kilogram mbetje e rrezikshme që mund ti shkaktojë kancer qytetarëve. Këto janë qesharake dhe erdhëm këtu për ta bërë prezent për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë” tha në deklaratën e tij Malltezi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet