Ligji i mbetjeve, ministrja e LSI-së i
përgjigjet Ramës: Mos u fshih pas BE

Ligji i mbetjeve, ministrja e LSI-së i<br />përgjigjet Ramës: Mos u fshih pas BE
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e zgjedhur nga radhët e LSI i është përgjigjur  deklaratës së kryeministrit Rama në intervistën për ‘France 24’, i cili deklaroi se ligji për importin e plehrave është përafruar me atë të legjislacionit të BE-së.
 
Ndryshe nga deklaratat e tjera para zgjedhjeve të 25 qershorit, Gjosha tani ka vendosur që të flasë troç duke i kërkuar Ramës që të mos fshihet pas BE-së, por t’i japë fund alibive për interesa të ngushta.
 
Ajo thekson se është më mirë të “Tregojmë që dimë të riciklojmë edhe këto mbetjet tona që në zona të tëra të Shqipërisë i gjen edhe pranë qendrave të banuara, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve, të cilët folën me një zë më të lartë se kurrë”.
 
Rama deklaroi sot gjatë intervistës se "Kjo çështja e riciklimit ishte vetëm për ta përshtatur me legjislacionin evropian.

E drejta e industrisë për të importuar dhe eksportuar. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër. Duket sikur është diçka seksi që të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit” tha Rama.

 
Statusi i Klajda Gjoshës
Dëgjoj shpesh përfaqësues të politikës që kur duan t'i ikin përgjegjësisë per iniciativa te cilat bien ndesh me vullnetin e qytetareve, përdorin shprehjen "thjesht kemi perafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Europian"!
 
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ligjin për importin e mbetjeve, i cili ka ardhur sërish në vëmendje. Se pari, Shqipëria është ende një vend në zhvillim, ku jo cdo legjislacion i BE-së i shkon për shtat në këto momente standarteve dhe kushteve në të cilat ne ndodhemi dhe aq më tepër tolerances ndaj riciklimit të mbetjeve të huaja.
 
Eshte më mirë të tregojmë që dimë të riciklojmë edhe këto mbetjet tona që në zona të tëra të Shqipërisë i gjen edhe pranë qëndrave të banuara, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Së dyti, duhet të marrë fund fshehja pas BE-së dhe duhet të fillojmë t'i japim fund alibive tona për interesa të ngushta.
 
Dhe nëse vërtet duam t'i ngjasojmë sado pak Europës duhet të degjojmë zërin e qytetarëve, që pikërisht për këtë cështje foli me një zë më të lartë se kurrë!



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre