Zv/ Kryeministri Niko Peleshi nga Korça duke komentuar ligjin e mbetjeve që kaloi një javë më parë në Kuvend dhe akuzat e opozitës deklaroi se nuk kemi ndërmend ta lejojmë importin e plehrave dhe për këtë shkak nuk do të këtë referendum.
 
Kemi ndaluar ligjin e importit te plehrave. Nuk ka një ligj dhe nuk do të ketë një ligj të importit të plehrave.
 
Mos ngatërroni pjesën e plehrave që duheshin groposur apo digjeshin në Shqipëri me rastin e tanishëm.
 
Nuk kemi ndërmend ta lejojmë importin e plehrave dhe për këtë shkak nuk do të ketë referendum
”deklaroi ai.
 
Ligji i importit të mbetjeve ka shkaktuar debate të shumta në vend, ndërsa nesër është paralajmëruar një protestë nga opozita dhe shoqëria civile.



dy.b/shqiptarja.com