Ligji i mbetjeve, PR: Mazhoranca
po anulon vendimin që mori në 2013

Partia Republikane ka reaguar sot për ligjin e importit të mbetjeve i cili pritet që të kalojë sot në Kuvend ku ka thënë se ky ligj nuk është gjë tjetër veçse një anulim i vendimit që ajo mori në ditët e para të qeverisë.

Sipas PR-së ndryshimi i ligjit që do bëhet sot ijep të drejtë qeverisë Berisha dhe se prej tre vitesh mazhoranca ka bllokuar industrinë e riciklimit në vend.

Por nga ana tjetër, PR thekson se opozita dyshon se Qeveria fsheh synimin klientelist dhe korruptiv për të furnizuar me mbetje importi inceneratorin e Elbasanit dhe inceneratorë të tjerë që po ndërtohen nga klientët e Qeverisë.

Ja deklarata e plotë e Partisë Republikane
Javët e fundit Grupi Parlamentar Socialist ka ndërmarrë iniciativën për të ndryshuar Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, aprovuar në 2011. Ky ndryshim synon vetëm një gjë: të anulojë ndryshimin që vetë Qeveria Socialiste në mënyrë të papërgjegjshme i bëri atij Ligji që në ditën e parë të qeverisjes sa saj në shtator 2013. Ndryshimi i Ligjit sot, provon faktin se Partia Republikane dhe Qeveria Berisha ka qenë në pozita të drejta europianiste me aprovimin e Ligjit për Mbetjet dhe Listës së Gjelbër në 2011, ndërkohë që Qeveria Rama ka bërë një veprim tërësisht populist në 2013. I kujtojmë opinionit publik se që prej vitit 2011 e deri në vitin 2013 e në vijim Partia Socialiste e ka manipuluar politikisht këtë cështje, duke refuzuar të shohë të vërtetën.
Qeveria socialiste ka bllokuar me papërgjegjshmëri për 3 vjet rresht industrinë e riciklimit në vend, ndërkohë që sot paraqitet si aleat i saj. Partia Republikane në bindjen e vet ideologjike qëndron si nxitëse e cdo iniciative private që respekton ligjet e vendit, dhe në këtë kuadër e vlerëson industrinë e riciklimit si një aleat të qëndrueshëm të mjedisit në Shqipëri.
Që prej 2013 e deri sot asgjë nuk ka ndryshuar sa të justifikojë këtë kthim mbrapa të Qeverisë. Reforma territoriale që përdoret sot si alibi nga PS nuk ka absolutisht asnjë lloj ndikimi tek cështja e rilejimit të importit të mbetjeve, por thjesht po përdoret për t’i hedhur hi syve opinionit publik. Prandaj ne kemi arsye të dyshojmë se kjo Qeveri fsheh synimin klientelist dhe korruptiv për të furnizuar me mbetje importi inceneratorin e Elbasanit dhe inceneratorë të tjerë që po ndërtohen nga klientët e Qeverisë.
Cështja jetike sot për fatet e Shqipërisë është se “a është kjo një Qeveri e aftë që të vendosë e të aplikojë një politikë deri në fund, apo kjo është një Qeveri totalisht e paaftë dhe ekstremisht arrogante në paaftësinë e vet?!”. Duket sikur Qeveria po bën tani një veprim kundër bindjes së elektoratit të vet. Por në të vërtetë, ky elektorat ka qenë thjesht i manipuluar nga PS në vitin 2013. Kjo provon faktin se kjo Qeveri ka patur legjitimitet të rremë që prej ardhjes në pushtet e deri më sot.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot