Ligji i mbetjeve, Shalsi: Shqiptarët
të bashkohen për të pastruar vendin

Ligji i mbetjeve, Shalsi: Shqiptarët<br />të bashkohen për të pastruar vendin
Deputetët socialistë Eduart Shalsi dhe Besnik Bare pas Asamblesë së Partisë Socialiste kanë mbajtur një qëndrim në lidhje më ligjin e mbetjeve.
 
Shalsi është shprehur se ligji i ri për mbetjet ka përmirësime ndaj edhe qytetarët janë të painformuar. Sipas Shalsit shqiptarët duhet të bashkohen për të pastruar vendin.

Besnik Bare ka deklaruar se një pjesë e njerëzve nuk e njohin ligjin e mbetjeve si shkak i keqinformimit ose moskuptimit. Deputeti socialit është shprehur se ligji është krejtësisht i ndryshëm nga i mëparshmi, sepse në të kundërt ai nuk do ta votonte.

 
"Mos harroni që projektligji është depozituar më 30 qershor dhe ai i yni ka përmirësime ka 7-8 amendamente. Qytetarët janë të painformuar. Është moment kur shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të pastruar Shqipërinë për ti dhënë mundësi qeverisë e bashkive dhe industrisë së riciklimit që të kemi Shqipëri të pastër.
 
Për skeptikët që duan të dinë ndryshimin e ligjit, i them se para 2013 qeveria vendosi taksë për plehrat vendase, kishte ligj me kompetenca të ngatërruara dhe nuk ishin në gjendje të prodhonin indo të plotë për mbetjet.

Për cilindo që përpiqet të hedhë tymnajë, do i them shikoni ndarjen territoriale se ishte e pamundur që secila prej tyre të ndërtonte secila politikë për trajtimin e mbetjeve. Në 2016 shqiptarët mund të shohin ç’po ndodh pasi kemi një politikë të qartë kur rrethanat kanë ndryshuar dhe ligji nuk është i njëjtë.
 
Jemi në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Për referendumin? Ligji përcakton se çfarë lejohet të importohet në Shqipëri, s'po bëjmë gjë tjetër veçse po implementojmë një ligj që e ka gjithë BE. Kemi shtrënguar deri në ekstrem mënyrën sesi do të importohen mbetjet e riciklueshme, si druri, letra, kanoçja, plastika.

Dua ti bëj një thirrje specialistëve të mjedisit që zëvendësohen nga disa analistë që për protagonizëm i bëj ftesë që të lexojë ligjin. Mjafton të bëhet dallimi mes ligjit të qeverisë Berisha dhe qeverisë Rama. Nuk kemi të drejtë të bëjmë referendum për mbetje të riciklueshme. Nuk ka nevojë të qeshësh, me median, në rast se kërko ndjesë, dëgjesa ishte e hapur",
është shprehur Shalsi.
 
"Ky është një prononcim duke parë ndjeshmërinë e opinionit. Duke parë se një pjesë e mirë e njerëzve nuk e njohin problemin dhe një pjesë janë të gënjyer lidhur me ligjin e mbetjeve, unë edhe kur kam qene pjesë e qeverisë Nano, kam qenë kundër importit të mbetjeve me qëllim mbetje, edhe më pas kam pasur qëndrim për armët kimike që isha kundër dhe kurrsesi nuk mund të tradhtoja kolegët që sot një pjesë e tyre janë bërë pjesë e një keqinformimi ose moskuptimi ose mungesë vullneti për të lexuar këtë ligj.

Është ligj i ndryshëm nga i mëparshmi. Nëse do ishte ai ligj nuk do ta votoja, por ky ligj i riformuluar falë edhe kontributit të ekspertëve e shoqërisë civile është ligji më radikal që ka rajoni pa folur për BE që është më fanatik sesa i ai importit të ushqimeve. Kufizon pikat doganore dhe subjektet që mund t'i importojnë janë të kufizuar. Unë i bëj thirrje njerëzve që duhet të ulemi dhe të diskutojmë, nëse kanë diçka për të reflektuar hajdeni të ulemi e të diskutojmë.

Unë besoj dhe kam folur me një pjesë të shoq civile. Këta nuk mund të mbajnë veshët shurdhët, ata kërkojnë të ulen e të bisedojnë. Ndryshimet që kemi bërë ne janë në themel të ndryshme. Është ligji më i kufizuar që ka ndonjë produkt që importohet në Shqipëri. Kjo e bën të lehtë kontrollin e çdo produkti. Nuk do të doja që kolegët e mi të manipuloheshin. Unë kam qenë kundër importit të plehrave në 2004 për qëllime djegie. Unë jam gati nëse ka një element që komprometon ndershmërinë e sjelljes sime unë dal kundër por ligji është thelbësisht ndryshe"
, tha Bare.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit