Ligji i Medias, PS: KKRT të zgjidhet
me shumicë të cilësuar, PD kundë

Ligji i Medias, PS: KKRT të zgjidhet<br />me shumicë të cilësuar, PD kundë
TIRANË - Komisioni i Medias është përfshirë sot nga debate të ashpra ndërmjet deputetëve për ligjin e mediave audio-vizive. Megjithatë, në fund, projektligji është miratuar, por vetëm me votat e mazhorancës, sipas të cilës anëtarët e KKRT-së do të zgjidhen me shumicë të thjeshtë në Kuvend, duke rrëzuar propozimin e socialistëve, që kërkuan votim me shumicë të cilësuar.

Kryetarja e komisionit, deputetja socialiste Valentina Leskaj tha gjatë debateve se “për ne është i papranueshëm votimi në Kuvend i enteve rregullatore me shumicë të thjeshtë. Opozita ka vullnet të bëjë një ligj që garanton pavarësinë e televizioneve dhe pozita e pati rastin të votonte një herë me konsensus. Mirëpo, këtu edhe ligji po vihet në funksion të kryetares së KKRT-së, Endira Bushati”.

Deputeti demokrat Mark Marku propozoi sot që anëtarët e AMA-s të vazhdojnë punën deri në përfundim të mandatit, prej nga përfiton kryetarja aktuale e KKRT-së, Endira Bushati, dhe dy anëtarë; ndryshimet e sotme janë të vlefshme edhe për këshillin e RTSH-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën

I emëruar i Trumpit për emigracionin mbikqyri një valë deportimesh në të kaluarën