BRUKSEL - Komisioni Europian e vlerësoi të nevojshëm aktin normativ të qeverisë Rama për Ligjin për Shërbimin Civil dhe e konsideroi një zgjidhje thjesht teknike në pritje të miratimit të akteve nënligjore që mungonin.

I pyetur në mbi shtyrjen e ligjit për nëpunësin civil me 6 muaj, Peter Stano, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule.

“Qeveria ndërmori dje hapat për të shmangur boshllëkun ligjor, që do të krijohej nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të pandryshuar.  Pra, amendimi teknik që u mor dje është thjesht teknik dhe nga pikëpamja jonë këtu nuk ka ndonjë problem”, ka shpjeguar Stano pyetjen nëse shtyrja e ligjit vë në rrezik statusin kandidat të Shqipërisë në BE, ashtu siç pretendon opozita shqiptare.

Sipas tij, “ky ligj ka qenë pjesë e atyre tre kushteve për të marrë statusin e vendit kandidat dhe rëndësia e këtij ligji mbetet e njëjtë”. “Ai ligj do të zbatohet, pasi të kenë hyrë në fuqi aktet nënligjore”. “Ky problem teknik u zgjidh nga vendimi i djeshëm teknik i qeverisë”, shpjegoi Stano.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)