Ligji i pronave, Moisiu: Mungesa
e tij ka sjellë vrasje e korrupsion

Ligji i pronave, Moisiu: Mungesa<br />e tij ka sjellë vrasje e korrupsion
Ish- presidenti Alfred Moisiu e cilëson si të domosdoshëm ligjin e pronave të miratuar nga parlamenti i Shqipërisë, të cilin Presidenti i Republikës e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se është antikushtetues. Sipas Moisiut mungesa e një ligji të saktë të pronave i ka sjellë vendit, probleme të rënda, si vrasje, korrupsion etj…

"Ishte një ligj që duhesh bërë se s'bën edhe ky duhet bërë për faktin se çështja e pronës është problemi më delikat që na ka krijuar edhe mungesë investimesh edhe vrasje dhe sherre deri në familje," thotë Mosiu.

Sa i përket ankimimit të Presidentit të Republikës, ndaj ligjit në fjalë, ish- kreu i shtetit Alfred Moisiu e cilëson si të drejtë të Nishanit, këtë veprim.

"Kjo është një e drejtë e Presidentit të Republikës për ta dërguar tani por unë mund të them këtë të paktën nga komentet që kam dëgjuar që ky ligj pavarësisht që mund të ketë mungesat e veta është vlerësuar nga specialistët e huaj," shprehet ish-presidenti.
 
Ish- presidenti i Republikës, thotë se shpreson se Gjykata Kushtetuese do të thotë fjalën e saj në këtë çështje./Report TV/

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima