Ligji i ri, armatosen ambasadorët
mbajnë armë edhe gjatë udhëtimeve

Ligji i ri, armatosen ambasadorët<br />mbajnë armë edhe gjatë udhëtimeve
Armatosen diplomatët e akredituar në Tiranë. Projektligji i depozituar në qeverisë parashikon se në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, diplomatët e huaj kanë të drejtë që të posedojnë armë brenda territorit të Shqipërisë në kohën kur ata janë duke ushtruar aktivitetin e tyre. Krahas diplomatëve, e drejta për të mbajtur armë i jepet e personave që i shoqërojnë ata si truproja etj.

Këtë të drejtë për të mbajtur armë ata e kanë edhe përgjatë udhëtimeve që bëjnë por duke marrë një autorizim të posaçëm. Në nenin 40 të projektligjit për armët parashikohet se: “1. Të drejtën për t’u pajisur me autorizim për mbajtje arme, mbi bazën e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe parimit të reciprocitetit, e kanë edhe personat e autoritetet e huaja, si më poshtë vijon: a) diplomatë të huaj, nëpunës të konsullatave dhe persona të huaj të barazuar në funksion me ta; b) punonjësit e misioneve ushtarake të huaja të vendosura në territorin e Republikës së Shqipërisë; c) personat të cilët kanë për detyrë mbrojtjen e mjeteve të transportit ajror dhe të anijeve detare; ç) misionet e ndryshme policore e ushtarake, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, për sigurimin personal ose të objekteve (rezidencave) të tyre me roje policore të brendshme që janë sjellë nga vetë ata; d) shtetasit e huaj që vijnë në Republikën e Shqipërisë për veprimtari sportive të qitjes dhe të gjuetisë; dh) subjekte të tjera, për të cilat e drejta e mbajtjes së armës parashikohet nga një marrëveshje ndërkombëtare ose dispozitë ligjore; e) personeli i sigurimit të objekteve, personeli i përfaqësive diplomatike, shtetas shqiptarë të punësuar mbi bazën e kontratës së punës me këto autoritete që plotësojnë kriteret sipas këtij ligji për mbajtje arme.”


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’