Ligji i ri/ Lojrat e Fatit, subjektet premtojnë bashkëpunim, kërkojnë amendime

Ligji i ri/ Lojrat e Fatit, subjektet premtojnë bashkëpunim, kërkojnë amendime

Foto Ilustruese

Shoqëritë e Basteve Sportive, përmes një letre të përbashkët dërguar institucioneve kryesore hartuese dhe zbatuese të pr/ligjit të Lojërave të Fatit, kanë bërë thirrje për të rishikuar mbylljen e tyre vitin e ardhshëm.

Sipas letrës, këto subjekte shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, për të ndryshuar disa elemente të aktivitetit të tyre, që të jenë në përputhje me ligjin. Sipas tyre, janë 15 mijë familje që preken nga mbyllja e menjëhershme e aktivitetit të tyre. “Jemi ende në fazën që mund të gjejmë një gjuhe të përbashkët, pa arritur te betejat e ashpra. Por, në momentin që s’do të kemi zgjidhje, do ta çojmë çështjen tonë në Gjykatë”- deklaruan disa nga subjektet e këtij sektori.

Sipas letrës, TopStart, ITSGA, Lottosport, në vijim të përpjekjeve të tyre për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga projektligji që synon mbylljen e menjëhershme të aktivitetit të tyre në 31.12.2018, shprehin publikisht gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse për të arritur së bashku respektimin e plotë dhe të menjëhershëm të Ligjit të Lojërave të Fatit në kategorinë e basteve sportive; reduktimin me 50% të numrit të pikave sekondare brenda vitit 2019 dhe një reduktim konstant në vitet pasardhëse; zbatimin e distancave deri 100 m nga institucionet arsimore dhe fetare; heqjen e reklamave në media; etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja