TIRANE- Gjobë për këdo që konsumon duhan në ambjentet të mbyllura. Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit ka kaluar me 74 vota pro në kuvend. Ligji i ri që pritet të hyjë në fuqi përcakton gjobë jo vetëm për pronarët e bizneseve që nuk respektojnë tabelat e ndalimit të duhanit por edhe të “kokfortëve” që do të sfidojnë ligjin. Ashtu siç edhe ishte parashikuar pas propozimeve të bëra në komisionet parlamentare masat e gjobave do të jenë më ulta, por inspektorët në terren do të veprojnë me dorë të hekurt.
Ka qenë ish-ministri Petrit Vasili i cili ka shprehur kundërshtinë e tij për vendosjen e gjobave të majme ndaj biznesit dhe individëve me arsyetimin se ato ishin burim korrupsioni. Ndërsa deputeti socialist Pandeli Majko kërkoi që në tërësi të gjithë gjobave t’i hiqet nga një zero në fund. Për të rritur efektshmërinë e këtij ligji është përcaktuar që gjobat të vendosen nga inspektorë të disa strukturave të ndryshme. Kështu krahas inspektorëve të ministrisë së Shëndetësisë në terren do të jenë edhe ata të AKU-së. Masa të rrepta janë parashikuar për këdo që refuzon dhe kundërshton vendosjen e gjobës anti-duhan nga inspektorët në terren. Kështu për këdo nga pronarët e bizneseve që do të refuzojë të bëjë pagesën e gjobave, çështjet do t’i kalojnë institucionit të përmbarimit që do të ketë të drejtë të marrë masa deri në mbyllje të biznesit.
Ministria e Shëndetësisë ka parashikuar që pirja e duhanit të shmanget rreptësisht nga të gjitha institucionet shtetëtëore publike apo private qofshin ato. Gjithashtu në ligjin parashikohet edhe krijimi i ambienteve të veçanta për të gjithë konsumatorët e duhanit. Me anë të liçensave të veçanta për bizneset, të gjithë duhanpirësit do të munden të konsumojnë cigare në ambjente të veçanta që lejohet duhanpirja. Ndërhyrjet e bëra në ligjin e mëparshëm dhe sidomos shtimi i numrit të inspektorëve që do të jenë në terren pritet të rrisin zbatueshmërinë e një ligji që për vite me rradhë ka dështuar.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com