TIRANE- Parlamenti ka miratuar dje ligjin mbi shërbimin publik të varrimeve, duke i hapur rrugën dhe ndërtimit të varrezave private. Duket se në këtë formë do të kërkohet t’i jepet zgjidhje situatës. Ndërkohë dhe për varrezat private do të ketë një numër të kufizuar në varësi të banorëve. “Për njësitë bazë të qeverisjes vendore mund të ngrihet vetëm një varrezë private për 100 mijë banorë dhe me sipërfaqe jo më pak se 10 ha”, thuhet në vendimin e qeverisë. Varrezat private ngrihen mbi troje në pronësi të tyre ose në troje në pronësi shtetërore.