Pronarët të cilët janë kompensuar për pronat e tyre të zaptuara nga ndërtuesit e paligjshëm që janë legalizuar, nuk do të jenë subjekt i ligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave. Këta persona nuk do t’u nënshtrohen rivlerësimit të faturës së tyre të kompensimit. Këtë e konfirmon drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato gjatë një prononcimi për gazetën “Shqiptarja.com”.“Kush është kompensuar si ish-pronar i pronave mbi të cilat janë ndërtuar objekte informale, nuk do të jenë pjesë e formulës së rivlerësimit.