Ka një tentativë për rikthimin me ligj të censurës së mediave në Shqipëri. Drafti që parashikon ngritjen e institucioneve që do luftojnë krimin dhe korrupsionin elitar, po kthehet në ligj për goditjen e lirisë së mediave në Shqipëri, një nga parimet dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian. Gazetarët që investigojnë apo që mbajnë qëndrime ndaj vendimeve dhe veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të rrezikojnë deri në tre vjet burg.
Kështu parashikon drafti i ndryshuar për ngritjen Prokurorisë së Posaçme, Gjykatave Speciale dhe Byrosë së Hetimit. Bëhet fjalë për paragrafin e dytë të nenit 13 të projektligjit, i cili parashikon që çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.
Së pari, ky paragraf, nëse miratohet, është një atentat i mirëfilltë kushtetues, pasi ligjvënësit hedhin poshtë me një ligj një të drejtë të parashikuar në Kushtetutë. Pika 2 e nenit 22 të Kushtetutës parashikon që liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. Ndërsa në pikën 3 thuhet se censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
Së dyti, drafti i ndryshuar synon të barazojë rolin e gazetarëve me influencën e politikanëve në drejtësinë e re, në kushtet kur gazetarët thjeshtë investigojnë dhe denoncojnë zullumet e drejtësisë, ndërsa politika, me vendimet dhe ndërhyrjet e saj është përgjegjëse për nivelin e katandisje së drejtësisë.
Së treti, ky parashikim, nëse nuk do të ketë një reflektim, mund të provokojë minimin e konsensusit dhe rrëzimin e draftit në Parlament.
Së katërti, togfjalëshi “çdo lloj influence e papërshtatshme” është subjektiv dhe krijon mundësi për interpretime të ndryshme, ndërsa ndikimi i paligjshëm është ezaurur në Kodin Penal.
Gazetarët kundër
Gazetarët i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë nenin 13 të ligjit për SPAK. Gazetarët e konsiderojnë këtë projekt jo si pjesë e një reforme që synon të luftojë krimin dhe korrupsionin, por si një nen të jashtëzakonshëm që kërkon t’i mbyllë gojën medias së lirë, të instalojë një gjendje censure në vend dhe të vendoset mbi Kushtetutën, që garanton liri të plotë të fjalës në Shqipëri. Për gazetarët shqiptarë, ky nen është një akt selektiv pasi për veprën penale të presionit apo shantazhit, Kodi Penal përcakton të gjitha rastet në bazë të të cilave çdo individ ka të drejtë të padisë këdo, përfshi edhe gazetarët.
Neni 22 i Kushtetutës
1. Liria e shprehjes është e garantuar.
2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
Neni 13 i SPAK
3. Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO