Në konferencën për mediet, kreu i FSHF-së, Armand Duka, foli edhe për Ligjin e Sponsorizimit i cili do ishte një frymëmarrje për investitorët dhe klubet. Sipas tij drafti është dërguar në një diskutim publik dhe duhet vullnet politik. Ai u shpreh se ka një 'kundërshtim absurd nga Ministria e Financave'.
“Kam bindjen dhe jo vetëm bindjen, por kështu është realiteti. Futbolli në Shqipëri do të ketë vështirësi financiare pa mbështetje. Është shumë e vështirë që të zhvillohet. Ne e kemi filluar diskutimin, betejën, luftën për këtë Ligj Sponsorizimi, 8 vite më parë, jemi akoma në të njëjtën situatë. Kemi bërë shumë takime, negociata, diskutime, së fundmi me ministrin e Sportit edhe pas Asamablesë, diku para 10 apo 15 ditësh. Qeveria e ka bërë një draft, e ka çuar për diskutim publik, padyshim që kemi shumë vërejtje edhe për atë draft.
Kështu që shpresoj që është në fazën finale, shpresoj që të merren parasysh vërejtjet. Kërkojmë që të jetë një ligj funksional, ndihmon dhe mbështet sportin. Është vullnet politik.
Has një kundërshtim të madh nga Ministria e Financave, është absurde. Ku do shkojnë këto lekë thonë? Do të shkojnë tek fëmijët tanë që do të luajnë futboll, këto lekë buxheti dalin nga taksat tona. I vetmi mekanizëm mbetet Ligji i Sponsorizimit, mendoj që të jemi në finalizimin e tij, por nuk mund të flas me bindje. Jam kërkues i kësaj dhe jo vendimmarrësi”, tha Duka.
Lajmi kryesor:
'Me Sylvinhon kemi bërë kualifikueset më të mira në histori', Armand Duka i lë 'derën hapur' trajnerit të Kombëtares: Të vazhdojë nëse ka energji, e vendosim para qershorit








