Ligji i Turizmit miratohet me
79 vota, Kuvendi mbyll sesionin

Ligji i Turizmit miratohet me<br />79 vota, Kuvendi mbyll sesionin
Pas pesë orë debatesh, Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro ligjin për turizmin. Ky ligj kaloi me 79 vota pro dhe 13 kundër. Të gjitha votat kundër erdhën nga dputetët e opozitës të cilët ishin të pakët në numër. Me mbylljen e kësaj seance përfundon dhe ky sesion parlamentar. Deputetët do të marrin pushimet për t’iu rikthyer jetës parlamentare në fillim të muajit shtator.

“Faleminderit për punë, ju uroj pushime të mbarë të qetësohemi të gjithë dhe të reflektojmë. Takohemi javën e parë të shtatorit”, u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta në mbyllje të seancës.

lirgji per turizmin

Shtyhet votimi për Kodin Rrugor, mazhoranca s'plotësonte 84 vota
Ndërkohë votimi për ndryshimet në Kodin Rrugor që ishte parashikuar këtë seancë u shty për sesionin tjetër. Kjo për shkak se këto ndryshime kërkojnë shumicë të cilësuar dhe mazhoranca nuk i kishte 84 vota për kalimin e ndryshimeve.
votimi

Ora 21:30 Genc Ruli: Jo çdo gjë është bërë pas 23 qershorit 2013
“Nëse nuk duam të kuptojmë realitetin se ku janë problematikat nuk do i adresojmë ato edhe sot.
Ishte e rendesishme edhe ndertimi i rrugëve, ujësjellësve. Ishte e nevojshme për të pasur energji eklektrike. Ishte i nevojshëm procesi i integrimit, ishte i nevojshëm edhe anëtarësimi në NATO. Po të gjitha këto para 23 qershorit 2013 u bënë ?!
Kur dilte Berisha dhe thoshte se kemi mbi 3 milionë turistë thonit se nuk ka më shumë se 300.000, ndërsa për 2014-tën thoni se ka pasur 3 mln e 400 mijë turistë.”- u shpreh Genc Ruli.
 
Ora 21:10 Peleshi: Zgjidhim problemin e pronës, hapim mundësi për tërheqjen e investitorëve
“Zgjidhim problemin e pronës. Përbën një garanci juridike për investitorët. Pretendojmë që ligji i ri zgjedh në mënyrë shteruese çështjen e pronave. Hapim mundësi të reja për tërheqjen e investitorëve. Vitet e fundit kanë ndodhur çudira në bregdet. Ka falsifikime me pronarët. Është ndërmarrë krijimi i një taksforce për verifikimin e dokumenteve.”- tha zv/kryeministri Peleshi.


Ora 19:30 Ligji i ri për turizmin, Ahmetaj: Zgjidhen të gjitha problematikat
Drafti i propozuar nga mazhorancaq zgjedh të gjitha problematikat e shqetësimet e ngritura nga deputetët e PD. Kështu deklaroi ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij lidhur me pr/ligjin. 
 
"Synohet promovimi i Ekonomisë. Ligji i harmonizuar me të gjitha konceptet e investimeve strategjike. Ky ligj i zgjidh të gjitha problemet e shtruara nga PD.  Ky ligji standardizon zonat turistike duke mos i shndërruar si Golemi. Rajoni është një situatë më të avancuar se ne. Keq manxhimi i territorit dolli këtë situatë. Do ngrihen struktura të menaxhuara shërbimi për turizmin. Risi është kapitulli për investimet. Ka shumë pak shtetërore për shkak të kazinove që keni bërë. Ato toka do t’i jepen investitorëve me 1 euro me tender.  Investitori strategjik që ët shkrtojë investimet nga 16 ne 8 vite kërkon mbështetje. Dhënë me 1 euro për 99 vite është e parapëlqyer nga biznesmenët. Shumë të drejta i kalojnë Këshillit të Ministrave, patjetër, zhvillimi i qëndrueshëm kërkon një qasje të përqendruar. Shpronësimi jo vetëm që i referohet ligjit bazë, por jep mundësinë për rastet kur ka konflikt pronësie që ZRPP të bëjë brenda 3 muajve regjistrimin fillestar të pronës. Ky draft i përgjigjet shumicës së arsyetimit logjik për zhvillim të integruar të turizmit.Nuk mund të kihet një zhvillimin kaotik të agjencive, vendosjen e yjeve sipas dëshirës së hoteleve."- tha Ahmetaj.  

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)