KORCE - Vendimet e marra së fundmi nga qeveria shqiptare, kryesisht në sektorin e ndërtimit kanë vënë në vështirësi financiare bashkinë, Korçë. Në një intervistë ekskluzive për TV A1 Report nënkryetari i bashkisë Sotiraq Filo shpjegon se këtë vit, si pasojë e vendimeve të marra nga qeveria, bashkia nuk ka realizuar pjesën më të madhe të të ardhurave, duke krijuar në buxhetin e saj një deficit prej miliona lekësh.
Kjo situatë nënvizon nënkryetari Filo do të ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në investimet e parashikuara, në tre fushat kryesore, konkretisht në infrastrukturë, shpenzime operative si dhe pagat e punonjësve.
Sektorët kryesorë që janë prekur nga vendimet e qeverisë shqiptare dhe që kanë ndikuar negativisht në buxhetin e bashkisë, Korcë janë ai i ndërtimeve të reja si dhe bllokimi i grantit në degën e thesarit. Ligji i ri i urbanistikës ka penguar njësitë vendore të japin lejë për ndërtime, c’ka ka ndikuar këtë vit në mbledhjen e të ardhurave.
Në vitin 2011 bashkia, Korcë sipas nënkryetarit Sotiraq Filo mblodhi nga sektori i ndërtimit 700 milion lekë të vjetra, ndërkohë që këtë vit të ardhurat deri në muajin gusht kanë kapur shifrën e 40 milion lekëve.
“Bashkia e Korces po has në vështirësi financiare, kryesisht për mosrealizimin e një pjese të të ardhurash të parashikuara në buxhetin e vitit 2012. Shkaku kryesor për këtë është hyrja në fuqi e ligjit të ri të urbanisitikës, i cili kushtëzon dhënien e lejeve të ndërtimit me miratimin e planeve rregullues, ndaj Bashkia e Korcës nuk ka pasur mundësi gjatë vitit 2012, të realizojë planin e buxhetit të miratuar. Vec kësaj, duke marrë parasysh edhe vështirësitë në mbledhjen e taksës vendore ndaj biznesit të vogël, ka shkaktuar një deficit në të ardhurat e planifikuara nga Bashkia e Korcës, ” – është shprehur nënkryetar Filo.
Ndërkohë Bashkia Korcë nuk është institucioni i vetëm në rajonin e Korcës, që përballet me këtë situatë problematike , pasi për arsye të ndryshme mosrealizimi i të ardhurave vjetore ka lënë pa paga për më shumë se një vit 200 punonjës të institucionit të qarkut.
(di/er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com