Ligji i vettingut, ambasadori
Lu vizitë në PD, takon Bashën

Ligji i vettingut, ambasadori<br />Lu vizitë në PD, takon Bashën
24-orë përpara seancës për miratimin e ligjit të vettingut, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka vizituar selinë e Partisë Demokratike.

Lu është takuar me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe temë e bisedës ka qenë pikërisht ligji i vettingut. Takimi mes Bashës dhe Lu ka zgjatur më shumë se 60 minuta. 

Më herët, demokratët depozituan në Kuvend pjesën tjetër të amendamenteve të ligjit për vettingun, pavarësisht se ky ligj u miratua në komision vetëm me votat e mozhorancës më 23 gusht.

PD ka thërritur mbledhjen e grupit parlamentar nesër në orën 11:00 për të vendosur qëndrimin që do të mbajnë gjatë seancës së Kuvendit, e cila mblidhet gjatë pasdites, në orën 17:00. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran