Ambasadori i SHBA, Donald Lu pas takimit mëngjesin e sotëm me Ramën është drejtuar për në selinë e PD për të zhvilluar një takim edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.
 
Zyrtarisht nuk dihet tema e diskutimit, por çështja kryesore e aktualitetit politik është ligji i Vettingut.
 
PD është shprehur se ligji është anti-kushtetues, por Komisioni i Venecias rrëzoi pretendimet duke konfirmuar ligjin e miratuar.
 
Ambasadori i SHBA pak ditë më parë u shpreh se "Jam dakord me Dr. Sali Berishën që ka thënë para disa kohësh që opinioni i Komisionit të Venecias ofron bazë solide për t’i dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë.
 
Të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të presidentit të Komisionit të Venecias".
 
Tashmë Venecia e tha fjalën e saj dhe aktualisht ligji ndodhet në Gjykatën Kushtetuese për përgjigjen përfundimtare pas ankimimit të PD.

dy.b/shqiptarja.com