Ligji i vjetër, prefektët 
e zv.ministrat me armë

Ligji i vjetër, prefektët <br />e zv.ministrat me armë
TIRANE- Në ligjin ekzistues e drejta për të poseduar armë shtrihet në një gamë shumë të gjerë. Konkretisht në nenin 18 parashikohen të gjithë personat me funksione të larta publike që mund të mbajnë armë. Sipas këtij ligji, tanimë janë të armatosur deputetët, ministrat, prokurori i përgjithshëm, zëvendësministrat, prefektët etj.

“Kanë të drejtë të pajisen me autorizim për mbajtje arme zjarri nga organi kompetent i Policisë së Shtetit: a) deputetët, anëtarët e Këshillit të Ministrave, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Gjykatës së Lartë, prokurori i Përgjithshëm, zëvendësministrat, prefektët; b) kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e Policisë Gjyqësore dhe ata të cilëve, me ligj, u njihen funksionet e Policisë Gjyqësore; c) punonjësit e shoqërive të ruajtjes dhe të sigurisë fizike; ç) punonjësit e ngarkuar për sigurinë e brendshme të objekteve të Bankës së Shqipërisë, ku administrohen vlera monetare; d) punonjësit e forcës së sigurisë portuale në varësi të Autoritetit Portual; dh) drejtuesi i automjetit, i cili, sipas ligjit nr.10160, datë 15.10.2009, “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, të ndryshuar, është vënë në dispozicion të secilit prej subjekteve të përmendura në këtë nen.

Të drejtën e pajisjes e gëzon edhe drejtuesi i automjetit të vënë në dispozicion të funksionarëve të pushtetit gjyqësor, të përmendur në shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni. e) drejtuesit dhe ortakët e shoqërive tregtare, zyra qendrore e të cilëve ndodhet në Republikën e Shqipërisë, kur shoqëria zotëron një kapital të përgjithshëm jo më pak se pesëdhjetë milionë lekë ose kapital bankar jo më pak se njëzet milionë lekë; ë) subjekte të tjera, për të cilat e drejta e mbajtjes së armës parashikohet nga një dispozitë ligjore”,-parashikohet në ligjin aktual.

Kësisoj me ndryshimet që janë parashikuar që të bëhen me ligjin e ri i cili do të shfuqizojë automatikisht ligjin e vjetër, do të bëhet edhe çarmatimi i këtyre subjekteve të cilët do të kenë të drejtë që të armatosen sërish vetëm në rastet kur jeta e tyre cenohet përshkak të funksionit që mbajë apo për arsye të tjera. Por edhe kjo do të bëhet pasi të miratohen aktet nënligjore nga qeveria e cila do të parashikojë edhe rastet e rrezikuar se kur mund ti lind e drejta për të mbajtur armë nga personat që mbajë funksione publike.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)