Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme për efekt shitje apo rifreskim të certifikatës së pronësisë nga e marta 30 Gusht 2016 do të jetë pa gjobë. Në një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave i kërkohet zyrave të hipotekave në rang vendi që të nisin menjëherë zbatimin e ligjit nr.81/2016 që i krijon mundësi qytetarëve të aplikojnë pa penalitet.