Kush është gjyqtari që liroi nga qelia dhunuesit e KZAZ-ve?! Nga shkolla me korrespondencë te vila në oborrin e Prokurorisë së Matit

Kush është gjyqtari që liroi nga qelia dhunuesit e KZAZ-ve?! Nga shkolla me korrespondencë te vila në oborrin e Prokurorisë së Matit

Murat Lleshi

Një pjesë e madhe e zyrtarëve të bashkisë së Burrelit të cilët dhunuan KZAZ nr.17 në Burrel duke djegur edhe materialet zgjedhore, u liruan nga qelia duke u lënë në arrest shtëpie, ndërsa dy prej tyre u dënuan me burg.

Vendimin për masën e sigurisë ndaj tyre e dha Murat Lleshi i cili është i njohur për një sërë skandalesh në sistemin e drejtësisë. Ai ka përfunduar shkollën me korrespondencë e më pas është bërë gjyqtar.

Gjatë karrierës si gjyqtar, ndaj Lleshit, shpesh herë janë ngritur akuza për abuzim me detyrën. Para disa vitesh Lleshi pati një përplasje me një gazetar një emisioni investigativ, të cilin e tërhoqi zvarrë me automjetin tij. Por lidhur me këtë ngjarje ndaj tij nuk pati asnjë dënim. Lidhur me këtë ngjarje por edhe me akuza të ngritura ndaj tij për abuzime të tjera me detyrën, jo vetëm që nuk pati asnjë ndëshkim ndaj tij, por ai u transferua nga Gjykata e Matit në atë të Kurbinit.

Në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë u justifikua me faktin se nuk kishte arritur të shqyrtonte të gjitha provat të cilat ishin mbledhur jo vetëm nga inspektimet e bëra nga ana e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe dëmtimin që i është shkaktuar gazetarit të emisionit "Fiks Fare", pas tërheqjes zvarrë nga automjeti i gjyqtarit Lleshi.

Lleshi njihet si pronar i 6500 metrave tokë pranë liqenit të Ulzës duke penguar edhe nisjen e punimeve për ndërtimin e urës në Komunën Rukaj.

Prefekti i Dibrës, Xhafer Seiti përmes shumë përpjekjeve ka tentuar të ankimojë këtë problem po ka hasur në hezitimin e institucioneve për të kthyer përgjigje.

Në korrik të vitit 2006 ndaj Lleshit u paraqit një tjetër kallëzim nga dy banorë të Dibrës të cilët e akuzonin këtë të fundit se me vendimin e gjykatës nr. 14, datë 20.04.2006, ai do të lëshonte "Urdhrin e ekzekutimit" për vendimin me nr. 3. datë 28.02.2006 të Komisionit të Kthimit të Pronave të Dibrës, në një kohë kur ky vendim nuk kishte marrë formë të prerë, pasi nga kallëzuesit ishte bërë ankesë në Komisionin Shtetëror të Kthimit të Pronave në Tiranë.  Edhe kjo çështje u mbyll pa asnjë përgjigje.

Një tjetër shkelje ligji nga ana e gjyqtarit Murat Lleshi ishte vendimi nr. 04 i datës 15 janar 2007, me të cilin pushoi çështjen penale në ngarkim të të pandehurit A.Koca për shkak të amnistisë. Por ligji për amnistinë nuk kishte hyrë në fuqi në momentin e dhënies së vendimit të mësipërm nga gjyqtari Lleshi, pasi nuk ishte botuar akoma në Fletoren Zyrtare. Kjo është konstatuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë, në vendimin e saj nr. 378, 16 maj 2007, ku citohet: "Gjykata e Shkallës së Parë ka gabuar që ka zbatuar Ligjin 9678 dt 13.01.2007 për dhënie amnistie, pasi në kohën kur është dhënë ky vendim, ligji nuk kishte hyrë në fuqi dhe gjykata nuk mund ta zbatojë atë para se ligji të hyjë në fuqi".

Mes shumë vendimeve të dhëna nga ky gjyqtar, po shkëpusim dy prej tyre. Një i pandehur i moshës 60-vjeçare, H.Brozi, i akuzuar për "kanosje e armëmbajtje pa leje". Për shkak të moshës dhe rrezikshmërisë së pakët ishte lënë në gjendje arresti shtëpie, ndërsa gjyqtari Murat Lleshi e dënoi me dy vjet heqje lirie. Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin e dhënë nga gjyqtari Lleshi dhe e dënoi të pandehurin 60-vjeçar vetëm me kohën e paraburgimit.

Gjyqtari Lleshi, për raste analoge dhe përsëritëse, ka dhënë masë dënimi tepër të butë, siç ishte rasti i të pandehurit 19-vjeçar E.Muçe, i cili me vendimin nr. 62, datë 05.07.2006, i akuzuar për "kanosje e armëmbajtje pa leje", u dënua me 5 muaj e 10 ditë burg.

Një shtetas, i cili i kërkonte gjyqtarit Lleshi të pushonte çështjen e ngritur prej tij, kërkesë e ligjshme kjo, arriti të sigurojë pushimin e çështjes pas 3-4 seancash, sepse gjyqtari Murat Lleshi i shtynte ato. Qytetari Sh.Kuka u ankua pranë kryetarit të Gjykatës së Matit për Lleshin, duke pretenduar se ai e kishte fyer. Madje, ky shtetas u pyet edhe nga një inspektor i KLD-së, pas ankesës në këtë institucion, por gjyqtari Lleshi edhe kësaj radhe e mbylli problemin.

Gjyqtari Murat Lleshi ka ndërtuar një vilë në oborrin e Prokurorisë së Matit. Në të njëjtin oborr, brenda të njëjtit rrethim me kangjella hekuri, ndodhet ndërtesa e Prokurorisë së Matit dhe një vilë dykatëshe, me papafingo, pronë e gjyqtarit Murat Lleshi. Nëse nuk e di historinë mendon se vila luksoze është pjesë ose aneks i Prokurorisë së Matit, por nëse pyet drejtuesit e kësaj prokurorie mëson se ajo është vila e gjyqtarit Murat LLeshi. Nga ana tjetër edhe vetë ndërtesa e prokurorisë nuk figuron e regjistruar në hipotekë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramadan K: 24/06/2019 13:45

    Gjyqtari esht ne rregull me shkolle te mesme me mesatare 10...por keni kryetarin e gjykates pa shkolle te mesme e me kurs 3 mujor

    Përgjigju
  • sapa: 23/06/2019 11:39

    Mire po e zemne se do i hiqni po vendimet qe kane dhene keta ne keto 30 vjet a do shikohen?se te ikesh miljoner duke siguruar financat e famijes brez pas brezi si keta prokurore e gjygjtare atehere eshte vetem tallje!Po kriminelet notare qe jane po aq te ndyre sa keta!

    Përgjigju
  • KASAPI DERAVE REXHEP LEKA [ KEPI ]: 23/06/2019 11:22

    Lleshi në kohën e Enver qelbësirës me 8 klas shkoll erdhi kryekrimineli salhe lleshi leshit me fakultet . E e mjera Shqipëri çfar i kan bër leshi jurist xhelal mutziu profesor doktor o Z O T ÇFAR TRAGJEDIE PËR KOMBIN SHQIPTAR.

    Përgjigju
  • xxx: 23/06/2019 11:10

    Lleshi qenka bere njelloj si bllokmenet dhe me roje qe e ruajne me parat e taksapaguesve

    Përgjigju
  • Shahini: 23/06/2019 10:49

    Kot ska dale kenga o Murat o Murat ben nje gjyq e shto nje kat

    Përgjigju
  • Sula: 22/06/2019 22:25

    Se mos eshte vetem Lleshi. Sa ma afron vetingu aq me teper direleshut jane gjygjtaret se e dine qe do ikin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë