Dy persona janë ndaluar nga policia, pasi ishin shpallur në kërkim pas sulmeve në dy prej KZAZ-ve në Tropojë dhe Kukës.

Mësohet se janë ndalur G.B., 38 vjeç, banues në Dojan të Tropojës dhe L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen. Mbi ta rëndon akuza për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative” , “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”. 

Pas Shkodrës, Kukësi dhe Tropoja kanë qenë dy pikat "e nxehta" ku situata në KZAZ ka qenë mjaft e tensionuar.  Militantë të PD-së sulmuan KZAZ-në numër 11 në ambientet e një palestre duke shqyer me forcë derën, pas së cilës ndodheshin efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Me një kamionçinë dhe një kavo të lidhur në fund të saj, ata tërhoqën derën e palestër duke e shqyer. E njëjta situatë u paraqit edhe në Tropojë ku militantë të PD-së shqyen derën e Muzeut dhe shkatërruan materialet zgjedhore.

Më herët, në Tropojë janë arrestuar 7 persona dhe 5 po hetohen në gjendje të lirë. 

Ndërkohë është caktuar masa "detyrim paraqitje" për 4 protestues të PD-së, ndaj katër protestuesve të tjerë është caktuar 'arrest shtëpie', e ndërsa 2 janë lënë në burg me afat 30 ditë, për sulmet në KZAZ-në e Burrelit.

Kamëz
Leonard Hajdari, Ylli Hadarin e Altin Picari- Arrest në burg me afat 20 ditor

Burrel
Murat Dedja, Enea Dedja, Hazbi Kurtagja, Eduart Topalli - Detyrim paraqitje
Ilir Celiku, Mehmet Limani, Xhevalin Gjegji, Riza Dishi - Arrest në shtëpi
Shkelzen Uka, Myrteza Gjini - Arrest në burg me afat 30 ditor