Ligji në Turqi, zyrtarët do të përdorin vetëm makina që prodhohen në vend

Ligji në Turqi, zyrtarët do të përdorin vetëm makina që prodhohen në vend

Taip Erdogan dhe bashkëshortja

Të gjithë punonjësit e personelit publik në Turqi, nuk do të përdorin dot makina të prodhuara jashtë, por vetëm ato që prodhohen në Turqi. Vendimi është bërë publik nga ministri i Thesarit dhe Financave i cili tha se personeli publik do të përdorë automjete "Made in Turkey", TOGG.

Perveç ndalimit të blerjes së automjeteve të huaja do të reduktohet edhe numri i automjeteve publike. E njëjta masë do të vlejë edhe për mjetet e transportit publik në Turqi.

Si rezultat i këtyre vendimeve, del në pah një mision tjetër i rëndësishëm për Grupin e Ndërmarrjeve Automobilistike të Turqisë (TOGG). Tani pritet që punët  në TOGG të rriten edhe më shumë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Disa burgosje

Edison Ypi: Disa burgosje