Ligji për FA,mbyllet procesi gjyqësor
Kushtetuesja rrëzon Presidentin

Ligji për FA,mbyllet procesi gjyqësor<br />Kushtetuesja rrëzon Presidentin
TIRANE - Gjykata Kushtetuese ka mbyllur sot shqyrtimin gjyqësor për ligjin mbi Forcat e Armatosura, ku Presidenca kërkoi shfuqizimin e tij si një ligj të miratuar në kundërshtim me Kushtetutën.

Për afro 3 orë juristët e Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit u përballën në seancë me argumentat e tyre juridik, teksa kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja njoftoi se vendimi për këtë gjykim do të shpallet pas disa ditëve.

Ligji për pushtet dhe autorutetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura është në fuqi prej tetorit 2014.

Në depozitimin e kërkesës për pezullim të ligjit bërë pak ditë më parë po nga Presidenca, Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën kërkesën e presidentit për pezullimin e zbatimit të ligjit deri në një vendim përfundimtar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit