Ligji për të drejtat, veteranët
e UÇK-së paralajmërojnë protesta

PRISHTINË- Nëse deri më 10 mars Kuvendi i Kosovës nuk do të arrijë të kalojë ligjin për të drejtat e veteranëve e UÇK-së, këta të fundit kërcënojnë me protesta, demonstrata e greva, raporton KTV. Të lodhur nga pritja për një ligj që do t’i rregullonte të drejtat e tyre, ata shprehen se më mirë një ligj të jo të plotë sesa të mos e kenë fare.
 
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Muharrem Xhemajli ka bërë thirrje që projektligji të kalojë me procedura të përshpejtuara pasi kanë kalaur 15 vjet dhe ai zvaritet nëpër komisione.
 
Ndërkohë, Xhevdet Qeriçi kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së ka thënë se kanë pritur që Kryesia të vendoste që këtë javë të diskutohej për këtë projektligj në Kuvend meqë për këtë kanë dorëzuar edhe një kërkesë me mbi 1 mijë nënshkrime në adresë të kryetarit të Kuvendit.
 
Ministri Çeku, nga ana tjetër, thotë se qeveria e ka përfunduar deyrimin e vet dhe tani është Kuvendi ai që duhet të veprojë.
 
Ai thotë se procedurat do të marrin kohë, por e rëndësishme është se ligji është afër miratimit.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'

Mero Baze: Gjunjëzimi i PD para 'Kandidatit për Kryeministër'