Ligji për 'Mbetjet', ​Rama: S'ka
lidhje me plehrat, kërkesë e BE

Ligji për 'Mbetjet', ​Rama: S'ka<br />lidhje me plehrat, kërkesë e BE
Reagimi qytetar një ditë pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve, nuk e ka lëkundur aspak kryeministrin Rama në qëndrimin e tij. Në respekt të këtyre qëndrimeve, Edi Rama ka bërë një sqarim në rrjetin social “Facebook”, duke saktësuar se janë vetëm 4 lloje mbetjesh që do të importohen: kartonët, plastika, kanaçet dhe mbetjet drusore. Rama thekson se, ky është një hap normal ligjor, në kuadër të normalizimit të situatës ligjore, sipas BE.

Kreu i qeverisë i konsideron protestat si një orkestrim i atyre që duan të përfitojnë pushtet politik, duke lënë të kuptohet se pas tyre qëndron opozita. “Zhurma e orkestruar e atyre që duan të nxjerrin përfitime politike duke trembur njerëzit dhe e atyre që nuk duan të dëgjojnë po vetëm të flasin, është edhe këtë herë një thikë e cila u ngulet pabesisht në tru njerëzve që për shkak të tmerreve e poshtërsive që kanë parë apo pësuar në të shkuarën, e dëgjojnë këtë kor zhurmaxhinjsh profesionistë!”,-tha Rama.

Ai saktësoi se asnjë mbetje e dëmshme nuk do të importohet. “Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të Bashkimit Evropian; për të fuqizuar industrinë e lehtë të riciklimit me qëllim rritjen e përpunimit edhe të mbetjeve të vendit”,-tha kryeministri.

Rama tha se falimenti i industrisë ricikluese në vend, do të sillte pasoja katastrofave tek pastrimi i mjedisit tonë. “Dëgjojeni mirë: Falimentimi i kësaj industrie sot, do të thoshte një Shqipëri më e ndotur nesër! Jo më kot e gjithë pjesa e shëndoshë e specialistëve të mjedisit dhe e ambientalistëve që pasion ka mjedisin jo protestat pa arsye, kanë dhënë kontribut në hartimin e ligjit dhe e mbështesin atë. Të tjerat janë broçkullat e radhës që dalin nga kazani i politikës së ulët të interesave të atyre që donin të digjnin në Shqipëri, plehrat e importit!”-tha Rama.

Por si rrallë herë, kryeministri ka zgjedhur edhe t’i përgjigjet një qytetareje që e pyet. “Nëse importimi dhe përpunimi i plehrave (apo mbetjeve, siç i quajnë intelektuhalet) është një biznes kaq fitimprurës për ekonominë, si shpjegohet bujaria e të huajve që ia dhurojnë Shqipërisë plehrat e tyre të mrekullueshme?”-pyeste qytetarja që Rama zgjodhi t’i përgjigjej. “E nderuar zonjë! Mbetjet e gjelbërta nuk t'i dhuron askush! Ato seleksionohen në çdo vend normal, ku qytetarët nuk hedhin gjithçka në një kazan apo rrugëve dhe blihen nga industria e lehtë ricikluese! Edhe industria e lehtë ricikluese në Shqipëri, e cila është në hapat e saj të parë, i blen mbetjet e gjelbërta që importon dhe paguan 100 lek taksë për çdo kilogram! Kjo është arsyeja që në Shqipëri është ende shumë e vështirë mbledhja, sepse s'kemi proces ndarjeje në burim dhe grumbullimi për riciklim! Këtë të dytën industria jonë e lehtë ricikluese ka filluar ta bëjë, por është tmerrësisht e vështirë pikërisht sepse ne s'kemi ndarje në burim (dmth në kazanët e plehrave) dhe prandaj e ka të pamundur të mbijetojë, duke rrezikuar falimentimin! Pra, ejani në vete dhe mos dëgjoni manipulatorët profesioniste që luajnë me frikërat e njerëzve, sepse ndryshe s'do e kishte këtë ligj as Kosova e rajoni dhe Bashkimi Europian po e po! Ky ligj bën pikërisht të mundura gjërat që kam shkruar më lart. Të tjerat janë petulla politike”,-përfundon Rama sqarimin e tij.
 
Apeli
“Ejani në vete dhe mos dëgjoni manipulatorët profesioniste që luajnë me frikërat e njerëzve, sepse ndryshe s'do e kishte këtë ligj as Kosova e rajoni dhe Bashkimi Europian po e po!”
 
Garancia
“Ligji i votuar mbrëmë nuk ka asnjë lidhje me plehrat ogurzeza, po është vetëm një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të normalizuar situatën ligjore në lidhje me riciklimin e mbetjeve të listës së gjelbërt të BE”.


rama
(Artikujt e lejuar për riciklim)

Të vetmit artikuj që lejohen të importohen*
Letër
Plastikë
Alumin
Mbetje druri

Këto janë artikuj të listës së gjelbër të Bashkimit Europian (të riciklueshme me impakt mjedisor zero) që importohen apo eksportohen në të gjitha vendet e Europës dhe të rajonit tonë*. 

(d.b-l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!