Ligji për 'mbetjet', debate në
Komisionin e Vep. Prodhuese

Ligji për 'mbetjet', debate në<br />Komisionin e Vep. Prodhuese
Këtë të mërkurë është konstituar Komisoni i Veprimtarisë Prodhuese. Në fillim të fjalës së tij, drejtuesi i Komisonit Shalsi u shpreh se nuk ka një kalendar të ri por ka ende cështje të mbartura nga legjislatura e kaluar.
 
Në Komision raportohet se është folur për të ashtuquajturin import i plehrave, ndërsa një ditë më parë PS deklaroi tërheqjen nga projektligji .

Debate ka patur mes  kryetarit të Komisionit Eduard Shalsi, përfaqësuesit të PD Florion Mima dhe atij të LSI, Lefter Koka.

Eduard Shalsi u shpreh se i ashtuquajturi import i plehrave nuk ka të bëjë me mbetjet për lëndë të parë dhe se ka rënë dakort që të tërhiqet ky projekt-ligj.

“Nuk e di si do ta tërheqim në aspektin ligjor por do të ketë diksutim të gjatë. Ka patur abuzime dhe manipulime të opinionit publik për këtë nismë. Si propozues kam rënë dakort që të tërhiqet për shkak të mjegullnajës së krijuar.Të gjitha palët në komision PD,LSI dhe PS kanë dhënë pëlqimin. Nuk është folur asnjëherë për plehra dhe mbetje për lëndë të para”u shpreh Shalsi duke shtuar se ligji ka synim pastrimin e Shqipërisë.

Përfaqësuesi i PD Florion Mima u shpreh se si mund të tërhiqet akti i mbetjeve duke kërkuar që ligji të rrëzohet me votim në Kuvend. 
 
"Ne mbrojmë vetëm interesat e popullit. Si do tërhiqet aki i mbetjeve?Ka vetëm një mënyrë: të rrëzohet ligji me votim.Opozita ju ka kërkuar referendum. Silleni kërkesën këtu.Rama e ka quajtur krim dhe tradheti kombetare kur e inicioi PD" u shpreh Mima.

 
 Në përgjigje të Mimës, Shalsi u shpreh se do të ishte i pari që do të firmoste referndumin.
 
Ndërsa Lefter Koka nga rradhët e LSI u shpreh se tërheqja e PS tregon reflektim dhe se duhet diskutim teknik. Ai shtoi se duhen dëgjuar ricikluesit dhe se keqinterpretimet ndikojnë që të pezullohet inisiativa. 

PD kërkesë Kuvendit për referendum




  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive