Ligji për median, unioni i gazetarëve
peticion presidentit: Mos e dekreto 

Unioni i gazetarëve shqiptarë i bën thirrje presidentit të Republikës Bujar Nishani për mosdrekretimin e Ligjit për Median Audiovizive. Ky reagim vjen pas një krize trevjeçare në median publike RTSH dhe rezolutës së komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian për përmirësimin e ligjit.

Kryetari i Unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa bën të qarta mangësitë e ligjit për median audivizive, ku drejtuesi i Radio-televizionit Shqiptar mbetet zgjedhje e qeverisë.
 
Në emër të Unionit të gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa ka kërkuar që forcat politike parlamentare të mos e anashkalojnë thirrjen e komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian që enti më i madh mediatik i vendit të ngjitet në standardet europiane.

"Pika më e dobët është prisha e versionit për shumicë apsolute të zgjedhjes sepse praktikisht e kanë bërë me shumicë të thjeshtë brënda Këshillit Drejtues të Radio Televizionit. Ka qenë 7 me 4 tani është bërë 6 me 5 dhe 6 i ka njëra palë pra përsëri do zgjidhet me vullnetin e njërës palë politike dhe kjo nuk është serjoze."-tha Çipa

Unioni ka firmosur një peticionin për rikthimin e ligjit për median audio-vizuale në parlament para se të dekretohet nga presidenti.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në Spitalin Psikiatrik të New Yorkut, nuk pranon të marrë mjekim

Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në Spitalin Psikiatrik të New Yorkut, nuk pranon të marrë mjekim