“Moment historik për Bullgarinë, pas 104 vitesh Shqipëria e njohu bashkësinë etnike bullgare”, shkruan kryeministri Borisov, sipas të cilit kjo njohje është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme që diplomacia bullgare ka bërë në mbrojtje të të drejtave të bullgarëve jashtë kufijve të vendit.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar projektligjin për pakicat kombëtare, ku një prej pikave të rëndësishme të këtij ligji ishte njohja e pakicës bullgare si minoritet.
(Postimi i kryeministrit të Bullgarisë në Twitter)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com