Ligji për Shkollën e Magjistraturës ve në test LSI-në, maxhorancës i duhen edhe 6 vota nga opozita

Ligji për Shkollën e Magjistraturës ve në test LSI-në, maxhorancës i duhen edhe 6 vota nga opozita

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve sot

Një ndryshim në ligjin për organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, ve edhe një herë në provë unitetin e opozitës dhe e ekspozon atë ndaj rrjedhjes së votave. Ndryshimet në ligj u prezantuan sot në komisionin e ligjeve dhe synojnë që të hapin pranimet e reja në shkollën e magjistraturës, si dhe emërimin e gjyqtarëve e prokurorëve të rinj nga KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm. 

Këto ndryshime kërkojnë 84 vota, por PS bashkë me PDIU dhe Tom Doshin ka vetëm 78 vota, ndaj i duhen dhe 6 nga opozita. Në komision Nasip Naço tha se do të votonte edhe kundër vendimit të grupit të tij politik të LSI-së, vetëm pranimet e reja në shkollë, po asnjëherë që KLGJ dhe Arta Marku të mund të emërojnë 16 magjistratë në qershor. 

Hedhja e kësaj nisem në votim në parlament është një test me rëndësi për LSI-në, disa deputetë të së cilës kanë shfaqur herë pas here flirte me mazhorancën. Miratimi i këtij projektligji nen për nen u shty për në mbledhjen tjetër. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale