Ligji ‘Për të huajt’, ministri i Brendshëm: Ka si qëllim lëshimin e vizave elektronike online! Synojmë lehtësimin e punësimit të punëtoreve të huaj

Në Komisionin Për Sigurinë Kombëtare po diskutohet ligji ‘Për të huajt’, i cili u kthye nga presidenti Ilir Meta në gusht të këtij viti. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa ka raportuar në Komision thotë se ky ligj ka si qëllim përmirësimin e mekanizmit të nevojshëm për të lëshuar vizat elektronike online. Sipas Çuçit ligji i mëparshëm kishte mangësi në këtë aspekt. Çuçi shtoi se po ashtu ligji synon edhe edhe lehtësimin e punësimit të të huajve, duke qartësuar afatet kohore me leje unike.

‘Ky projekt është diskutuar gjerësisht me të gjithë organizatat dhe shoqërinë civile, qoftë ndërkombëtare qoftë vendase. Ligji ka qenë i hapur për konsultim publik nga data 4-30 dhjetor 2020. Është bërë një vlerësim i gjerë që do të sjellë ligji i ri për të huajt. Për aq kohë sa jemi në kushtet kur ligji ekzistues kërkon përafrim me një serë direktivash me BE, pra të ligjslacionit të trajtimit të të huajve me BE-në. Projektligji adreson të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga procesi i konsultimit.

Ka pasur një mangësi të dukshme në lidhje me detyrimet që kanë organet kompetente për të respektuar të drejtat kushtetuese të atyre që duan të qëndrojnë apo të punojnë në Shqipëri. Është e domosdoshme lëshimi i vizave elektronike online që aplikohet edhe në shumë vende të tjera. Të pajisim të huajt me leje qëndrimi dhe viza online. Ligji aktual nuk ka parashikuar lëshimin e një leje të vetme, gjë që është edhe në përputhje me direktivat e BE. Kjo ka qenë e parregulluar dhe e patrajtuar në legjislacionin shqiptar.

Kërkesa për azil e shqiptarëve në BE siç shkruan presidenti i them se ky nuk është objekt i ligjit për të huajt. Nuk është rasti për ta diskutuar këtë gjë, pasi në një nen të ligjit nuk trajtohet kjo çështje. Synon përmirësimin e fushës së të drejtave të të huajve në Shqipëri.

Ne jemi në kuadër të direktivave të BE-së. Ka si qëllim përmirësimin e mekanizmit të nevojshëm për të lëshuar vizat elektronike online. Kjo plotëson një nga mangësitë e ligjit të mëparshëm. Synon edhe lehtësimin e punësimit, duke qartësuar afatet kohore me leje unike.’- tha Çuçi.

Mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë u shoqërua me debate mes ministrit dhe deputetëve të opozitës. Fillimisht ka qenë Enkelejd Alibeaj që është përplasur me ministrin e Brendshëm, në lidhje me avionin e dyshimtë që u rrëzua një ditë më parë në Vermosh. Alibeaj pyeti ministrin se çfarë parashikon ligji për dy pilotët që ranë në Vermosh dhe u larguan me makinë me mall, ndërkohë që ministri tha se nuk do ketë tolerancë ndaj krimit.

Ndërsa Salianji tha se komisionet zhvillohen në institucionin e Kuvendit dhe aty përfaqësohen të gjithë shqiptarët, kështu që, ai i ka kërkuar ministrit Çuçi që të heqë maskën me logon e Partisë Socialiste. Ndërkohë nga krahu tjetër, ministri Çuçi nuk ka replikuar, por ka zgjedhur të heqë maskën dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Çuçi shkon me maskën e PS-së në Komision, Salianji i kërkon ta heqë: Provokim, po reklamon simbolet partiake

Në Komsionin e Sigurisë ka pasur debate mes ministrit të Brendshëm dhe deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Salianji tha se komisionet zhvillohen në institucionin e Kuvendit dhe aty përfaqësohen të gjithë shqiptarët, kështu që, ai i ka kërkuar ministrit Çuçi që të heqë maskën me logon e Partisë Socialiste.

Ndërkohë nga krahu tjetër, ministri Çuçi nuk ka replikuar, por ka zgjedhur të heqë maskën dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër.

“Pavarësisht përkatësive partiake ne këtu jemi ne institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare. Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverise dhe qe paguhet me taksat nuk mund te qëndrojë ne salle me maske me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsideroj provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rruge Rama nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi te pranishëm”, tha Salianji.

Ora 12:51
Avioni i dyshimtë në Vermosh, Alibeaj-Çuçit: Ishte me mall brenda! Ministri: Do t’i ndëshkojmë, s’ka tolerancë

Në Komisionin e Sigurisë, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është përplasur me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, në lidhje me avionin e dyshimtë që u rrëzua një ditë më parë në Vermosh.

Alibeaj pyeti ministrin se çfarë parashikon ligji për dy pilotët që ranë në Vermosh dhe u larguan me makinë me mall, ndërkohë që ministri tha se nuk do ketë tolerancë ndaj krimit.

Alibeaj: Çfarë parashikoni për dy të huaj pilot të një avioni që bien rastësisht në territorin shqiptar dhe zhduken nga një Fuoristradë dhe bashkë me pilotët merr edhe mallin brenda. Çfarë parashikon digasteri që ju drejtoni?

Çuçi: Pilotët? Aksident, ata do marrin ndëshkimin e ligjit. Hetimi ka filluar, policia ka nxjerrë një deklaratë por s’do ketë asnjë tolerancë për këtë gjë!

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doni: 05/10/2021 10:52

    Ka qellim te shkombetarizoje Shqiperine! Te afroje puntore nga bota e trete, dhe tu thote shqiptareve konkuroni me ata per nje vend pune. Rrogat nuk do rriten se do merren skllever nga bota e trete, nderkohe shqiptaret do detyrohen te emigrojne jashte. Keta jane "socialistet" e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë