Nesër në Kuvend varianti i ri i ligjit për Teatrin Kombëtar, Rama dhe Veliaj takojnë Ruçin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryeparlamentarin, Gramoz Ruçi në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të këtij takimi është dekreti i kreut të shtetit për Teatrin Kombëtar. Kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe relatori i ligjit për Teatrin, deputeti i PS, Ilir Beqaj. Mes të pranishmëve ishte edhe Vali Bizhga, Drejtoreshë e Kabinetit të kryeministrit si dhe Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. 

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, bën të ditur se në axhendën e takimit Rama-Ruçi është koordinimi për seancën e nesërme të Kuvendit, ku pritet të miratohet varianti i ri i ligjit për Teatrin pas reflektimit në ligj të vërejtjeve të Presidentit dhe BE-së.

Ndërkohë, nga ana tjetër, opozita ka njoftuar për nesër se do të udhëtojë në drejtim të Vlorës, për të zhvilluar mbledhjen e radhës jashtë Tirana, ndërsa mbetet e paqartë nëse do jenë apo jo në Kuvend, pas thyerjes së bojkotit një ditë më parë duke marrë pjesë në komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku edhe u shqyrtua pikërisht ligji për Teatrin. 

Gjithashtu, gjatë seancës së nesërme është parashikuar në rend dite edhe raportimi i kryeprokurores Arta Marku. Për herë të parë që prej marrjes së detyrës, Arta Marku do të pasqyrojë përpara deputetëve punën e Prokurorisë për vitin 2017.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda