Ligji që detyron publikimin e pronarëve përfitues të kompanive dhe llogarive ofshore përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Ligji që detyron publikimin e pronarëve përfitues të kompanive dhe llogarive ofshore përfundon në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese

Dy avokate kanë kërkuar që të shpallen jo kushtetuese nene të ligjit të vitit 2020 "Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues". Sipas këtij ligji pronarët përfitues të aksioneve dhe aseteve të bizneseve dhe llogarive bankare duhet të jenë publike dhe të aksesueshme nga institucionet.

Aktualisht me hyrjen ne fuqi të këtij ligji QKB e QKR kanë të drejtën e gjobitjes të atyre që refuzojnë këto deklarime për të fshehur përfituesit real të aksioneve e bizneseve offshore.

Kërkesa është depozituar në Gjykata Kushtetuese nga avokatët Elis Bilali dhe Graciela Paja.

Ky ligj rregullon përkufizimin e pronarit përfitues, subjektet e detyruara, të cilat duhet të regjistrojnë pronarët përfitues, krijimin, funksionimin dhe administrimin e Regjistrit të Pronarëve Përfitues, procedurën dhe mënyrën e regjistrimit e të mbajtjes së të dhënave të regjistruara të pronarëve përfitues, si dhe masat ndëshkuese në rast të mosregjistrimit të pronarëve përfitues.

Faqja e parë e kërkesës e depozituar në Gjykatën Kushtetuese

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston