Mungesa e farmacive 24 orëshe në vendin tonë, në thelb është për shkak të mungesës së ligjit për të ofruar këtë shërbim. Kreu i Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma ka sqaruar për Report Tv se ligji njeh funksionimin e këtij shërbimi me rotacion.
"Ligji nuk u njeh atribut farmacive të caktuara për të pasur një shërbim të përditshëm 24 orë. Por ky shërbim parashikohet me rotacion", shprehet Toma.
Farmacive duhet t’iu vendoset orari nga Ministria e Shëndetësisë dhe më pas duhet të kontrollohet dhe monitorohet nga ana e pushtetit vendor dhe Urdhri i Farmacistëve, por edhe në këtë rast, kjo ka mbetur në vullnetin e pronarëve të farmacive.
"Në njësi të caktuar administrative pasi janë identifikuar farmacitë që operojnë me orare të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë ose nga vetë ministri me kontroll nga Pushteti Vendor dhe nga Urdhri i Farmacive nëpërmjet një kalendari operojnë ose ofrojnë për qytetarin dhe shërbimin e natës por me ligj nuk janë të përcaktuara farmacitë që ofrojnë shërbim 24- orë të përditshëm", u shpreh Diana Toma.
Edhe pse farmacitë në vendin tonë nuk e zbatojnë rregulloren për të ofruar shërbimin 24 orësh, sërish farmacitë e mbajnë ndezur kryqin e farmacisë. Me ligj, kryqi i farmacisë mbahet ndezur vetëm kur farmacia është hapur dhe ofron shërbim për pacientët, në të kundërt duhet të mbyllet. Në vendin tonë ka raste kur kryqi është i ndezur për në fakt farmacia është mbyllur.
Sipas Diana Tomës, kjo ndodh sepse përgjegjësia është lënë në dorë të pronarëve të farmacisë.
Të vetmet farmaci që ofrojnë shërbimin 24 orësh janë ato përreth spitaleve, në të kundërt, duhet krijuar minifarmaci në shtëpi për rastet urgjente.

(Kreu i Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma në intervistë pë Report Tv)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO