Ligji / Si duhet ruajtu vula zyrtare

Ligji / Si duhet ruajtu vula zyrtare
Ligji për arkivat parashikon që vulat zyrtare shtetërore runen në zyra skekrete, dhe në mungesë të këtyre zyrave ato duhen në kasafortë metalike të mbyllur me çelës.

Ligji

PER RREGULLAT E PRODHIMIT, ADMINISTRIMIT, KONTROLLIT
DHE RUAJTJEN E VULAVE ZYRTARE

V E N D I M

Me qëllim që të krijohet një regjim i fortë në prodhimin, administrimin, kontrollin dhe ruajtjen e vulave zyrtare, me propozimin e Ministrisë së Rendit Publik, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Personat juridikë që ushtrojnë veprimtari në Republikën Shqipërisë detyrohen të kenë vulën e tyre zyrtare prej gome ose plastike me simbolet dhe shënimet e nevojshme identifikuese.
2. Vula zyrtare e personave juridikë shtetërorë duhet të ketë diametrin 30 mm. Në qendër vendoset stema dhe rreth saj shkruhet "Republika e Shqipërisë" e shënimet e nevojshme për identifikimin e personit juridik.
3. Personat juridikë të lejuar posaçërisht nga Këshilli i Ministrave, kanë të drejtë që përveç vulës prej gome ose plastike të mbajnë në një ose më shumë ekzemplarë edhe vulë metalike (vulë e thatë).
4. Vulat prodhohen në punishte të posaçme shtetërore ose private që caktohen dhe pajisen me licencë nga Ministria e Rendit Publik. Punishtja duhet të jetë e siguruar me roje të armatosura. Rregullat për pajisjen me licencë caktohen nga Ministria e Rendit Publik.
5. Prodhimi i vulave bëhet në një ekzemplar të vetëm,të dhënat e të cilëve regjistrohen në kompjuterin e Ministrisë së Rendit Publik. Bëhet përjashtim nga ky rregull në rastet kur veprimtaria e personit juridik ushtrohet në më shumë se një zyrë sekretarie si dhe kur parashikohet me dispozita të veçanta.
6. Personat juridikë për t'u pajisur me vulë zyrtare duhet të paraqesin kërkesën me shkrim dhe modelin përkatës, të cilat i dërgohen drejtpërdrejt punishtes së caktuar nga Ministria e Rendit Publik.
7. Vulat zyrtare shtetërore ruhen në zyrat sekrete. Atje ku nuk ka të tilla ruhen në kasaforta metalike të siguruara me çelës.
8. Nuk lejohet përdorimi në dokumente i vulave që për shkak të përdorimit të gjatë të tyre janë bërë të palexueshme. Ato asgjësohen me proçesverbal. Kur vula humbet mbahet proçesverbal dhe njoftohen menjëherëorganet e rendit publik.
9. Ndalohet përdorimi në dokumente i vulave që nuk kanë emërtime të sakta, vendosja e tyre në dokumente të nënshkruara nga persona jo kompetentë, dhënia e vulës për përdorim personave të pa autorizuar, nxjerrja jashtë objekteve të përcaktuara si dhe lënia pa siguruar e tyre.
10. Për kontrollin e zbatimit të rregullave të përcaktuara në këtë vendim ngarkohet Ministria e Rendit Publik.
11. Urdhëresa e Këshillit të Ministrave nr.3, datë 25.7.1978 "Për vulat zyrtare dhe aparatet shumëzuese për botim" shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën