TIRANE - Projektligji për “Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” ka marrë kritika nga deputetët brenda mazhorancës. Gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve relatori i këtij projektligji, Bashklim Fino, sugjeroi që ligji i ri të vinte pas legalizimeve, ndërsa për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, argumentet për të bërë një ligj të ri nuk qendrojnë.
“Ne dimë që ligjet e urbanistikës vuajnë nga aktet nënligjore. Do doja që rregullorja e urbanistikës të bëhet paralelisht me ligjin. Pra aktet nënligjore të bëhen në kohë. Nuk duam që ligji të ketë fatin e 2009. Mos do ishte mirë që të mbaronin legalizimet dhe pastaj ta sillnim ligjin?”, - tha Fino.
Por ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, e cila prezantoi këtë projektligj u shpreh se nevoja për këtë ligj të ri ka ardhur si kërkesë e grupeve të interesit, pasi ligji i vjetër ishte i pazbatueshëm, i pakuptueshëm dhe linte vend për informalitetet. “Veç defekteve, -tha Gjermeni, -ligji nuk është zbatuar nga faktori politik.
Ministrja Gjermeni garantoi se kur ky ligj të hyjë në fuqi do të jenë gati aktet nënligjore duke e bërë atë të zbatueshëm plotësisht. Sipas saj do të garantohet transparencë dhe gjithëpërfshirje duke mos përsëritur gabimet e shkuara.
“Është marrë parasysh reforma territoriale, madje jemi treguar të kujdesshëm. Jam dakort që të vendoset një afat konkret. Kemi kufizuar ndërtimet pa leje. Kërkesa juaj që ligji të vinte pasi të mbylleshin legalizimet mbase do ishte e drejtë”, tha ministrja Gjermeni.
Megjithatë, ndonëse pa praninë e opozitës, debatet dhe batutat në radhët e mazhorancës nuk kanë munguar, madje deri në largimin e deputetit fino . Deputeti socialist Bashkim Fino ka lënë sallën pasi kreu i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj i dha fjalën Armando Subashit, ndërsa e kishte kërkuar Fino.
Pjesë nga debatet: Bashkim Fino: Unë relator dhe s’më jep fjalën, vazhdojeni vet
Blendi Klosi: Hë moj Eglantina çna bërë?
Eglantina Gjermeni: Pse dhe për këtë unë e kam fajin???
Komisioni për Çështjet Ligjore i tha “po” këtij projektligji vëtëm me votat e shumicës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:11
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48