Ligjvënënësit europianë dhe amerikanë letër Blinken e Borrell: Duhet qasje e ashpër ndaj Serbisë! Jo politikë që bën Beogradin qendër të Ballkanit

Perëndimi duhet të ashpërsojë qasjen ndaj Beogradit, dhe të shmangin politikat që centralizojnë Serbinë në Beograd. 

Kjo është kërkesa e disa ligjvënënësve evropianë dhe amerikanë përmes një letre drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe shefit të diplomacisë së BE Joseph Borrel.

Në letër, e firmosur edhe prej dy figura politike të shquara perëndimore që udhëheqin Komisione për Marrëdhënie me Jashtë, Michael Roth i Bundestagut gjerman dhe Bob Menendez që mbikëqyr politikën e jashtme amerikane në Senat, kërkohet të hiqet dorë, nga, siç thonë, ata “kënaqja” e Beogradit dhe politikave që Beogradin e bëjnë qendror në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në raport me Kosovën.

"Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara dhe të sigurohet që ne nuk do të ndjekim politika Beogrado-centrike në Ballkan - vijon letra - Duhet të konsiderojmë një diplomaci parandaluese për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës. Ata që i qëndrojndë prapa sundimit të ligjit dhe demokracisë nuk duhet të dënohen”

Po ashtu, në letër zyrtarët e huaj evidentojnë faktin se Qeveria e Vuçiçit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës.

Tensionet e disa muajve më parë për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës u shoqëruan me thirrje të shumta të ndërkombëtarëve për kthimin në shinat e dialogut mes Kosovës e Serbisë ndërsa Prishtina zyrtare ka bërë përpjekjet e saj për uljen e tensioneve duke pranuar përsëritjen e zgjedhjeve.

S.G/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andrea: 06/08/2023 18:55

    Ky borrelli eshte nje cope druri qe eshte turp qe perfaqson europen. Por paaftesi e tij tregon sa e percare eshte europa. Qe gjith ato shtete drejtohen vetem nga gjermani dhe franca. Keto te dyja ndajne postet ne administraten europiane. Dhe njerezit qe zgjedhin jane ca dele qe thjesht zbatojne urdherat e shefave te tyre ne gjermani dhe france..hajt dhe itali Turp....per BE. Ndaj futja ne BE eshte thjesht nje forme por vendin e ben vetem shqiptari qe e do vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar

Krimet zgjedhore: Shumë procedime dhe pak të dënuar