Ligjvënësi amerikan McCaul, mesazh Tajvanit: Armët po vijnë, Kina po bën lojë të rrezikshme

Ligjvënësi amerikan McCaul, mesazh Tajvanit: Armët po vijnë, Kina po bën lojë të rrezikshme

Michael McCaul

Zyrtari i lartë amerikan, Michael McCaul, ka thënë të hënën se porositë e Tajvanit janë rrugës dhe që lojërat kineze që u ngjajnë luftërave, e kanë rritur nevojën për të forcuar kapacitetet e këtij ishulli në fushën e mbrojtjes.

Kina e konsideron Tajvanin – ishull që vetëqeveriset – si të vetin dhe është zotuar se do ta fitojë kontrollin e tij edhe përmes forcës, nëse është nevoja.

Qeveria e Tajvanit, në anën tjetër, hedh poshtë pretendimet e Pekinit për ishullin.

Në dy vjetët e fundit, Tajvani është ankuar për vonesa në pranim të armëve amerikane, sikurse raketat Stinger, për shkak se prodhuesit amerikanë janë duke furnizuar Ukrainën me armë, teksa e lufton pushtimin rus.

McCaul, udhëheqësi i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se ushtria e Kinës u ka dërguar Shteteve të Bashkuara një mesazh të fuqishëm javën e kaluar.

“Ne po e çojmë përpara punën sa u përket sistemeve të armëve. Do të doja të shihja punë më të shpejtë, mirëpo [armët] po vijnë”, u ka thënë McCaul gazetarëve në Taipei, pas takimit me presidentin e Tajvanit, Lai Ching-te.

Ai ka thënë se Tajvanit i duhen mjaftueshëm armë, në mënyrë që presidenti kinez, Xi Jinping të kuptojë që rreziqet e pushtimit të ishullit i tejkalojnë përfitimet.

“Presidenti Lai dhe unë, si gjithmonë, kemi pasur bisedë shumë direkte për kërcënimin me të cilin përballet ishulli prej fqinjit verior”, ka thënë McCaul. Pa mbrojtje të fuqishme, Xi ka ambicie shumë agresive”.

Kina e ka sanksionuar McCaul-in vitin e kaluar, pas një vizite që pati realizuar në Tajvan, për t’u takuar me zyrtarë të lartë atje./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen