Ligjvënësit republikanë nisën hetim për shkarkimin e tij, reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk bëri asgjë të gabuar

Ligjvënësit republikanë nisën hetim për shkarkimin e tij, reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk bëri asgjë të gabuar

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pasi ligjvënësit republikanë nisën një hetim për shkarkimin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kundërshtoi planet e republikanëve , duke thënë se presidenti amerikan Joe Biden nuk kishte bërë asgjë të keqe, raportojnë mediat e huaja.

“Ata janë shfaqur pa asnjë provë, asnjë, se ai ka bërë diçka të gabuar. Presidenti nuk bëri asgjë të keqe”, tha ajo.

Gjithashtu Jean-Pierre e përshkroi hetimin e shkarkimit të fokusuar në marrëdhëniet e biznesit të djalit të Biden, Hunterit, si të mbështetur në "akuza të pabaza". Sipas saj, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, duket se ka urdhëruar nisjen e hetimit në përgjigje të presionit nga ligjvënësit republikan të krahut të djathtë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njoftoi se ka udhëzuar një komitet të Dhomës që të hapë zyrtarisht një hetim për gjykimin e presidentit Joe Biden, lidhur me marrëveshjet biznesore të familjes së tij.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror

Kastrati Group investime të mëdha në TIA: Shqipëria e para në botë per transportin ajror