Durrës/ Transportuan 2275 ton naftë kontrabandë me anije çisternë nga Libia në Shqipëri, 4 në pranga, 3 libian dhe 1 sirian

4 persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi transportuan me anije çisternë, nga Libia në Shqipëri, 2275 ton naftë kontrabandë. Në hetim janë vënë 6 bashkëpunëtorët e tyre. Anija me flamurin Kamerunas u ndalua që ditën e djeshme për të bërë verifikime. Ekuipazhi i anijes me emrin ‘Queen Majeda’ është libanez. 

Si rezultat i operacionit të koduar “Ring” janë arrestuar në flagrancë personat e identifikuar si: Zuhair Alkuafi (kapiteni i anijes) 54 vjeç, Muajid Altabir, 25 vjeç, Amad Abushala, 43 vjeç, të tre banues në Libi dhe Badar Tezini, 25 vjeç, banues në Siri.

Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë 6 të tjerë të identifikuar si:

A. B., 43 vjeç, A. A., 46 vjeç, A. N., 40 vjeç, A. E., 53 vjeç, A. H., 21 vjeç dhe A. K., 29 vjeç, të gjithë banues në Libi.

Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar nga Libia në Shqipëri, me një anije çisternë, 2275 ton naftë, e dyshuar kontrabandë. Ndërkohë po hetohet se kush ishte blerësi i sasisë së naftës që vinte nga Libia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar anija çisternë, sasia e naftës dhe disa aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontranda më mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim.

Operacioni u zhvillua pas hetimit disamujor nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare Durrës, me mbështetjen e Kapitenerisë Detare Durrës, Rojës Bregdetare dhe Autoritetit Portual Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia