Tre personat e arrestuar në Durrës para tre ditësh të dyshuar si vrasës me pagesë mbeten ne burg. Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg për Bruno Shehun, Gazmend Dervishi dhe Dritan Nikolli.

masa arrestit durres
(Tre të akuzuarti në gjyq)
masa arrestit durres
(Tre të akuzuarti në gjyq)
masa arrestit durres

Tre të arrestuarit të cilët akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Ata u arrestuan pas hetimeve të policisë, pasi kishin marrë porosi për ekzekutimin e një familje në Shijak. Shkak ishte konflikti për zona influence për trafik droge në Holandë dhe Spanjë.

Tre të arrestuarit kanë mohuar faktin se janë të përfshirë në veprat penale për të cilat dyshohen, por në bazë të veprimeve proceduriale janë siguruar elementë të mjaftueshëm për të vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”, madje ata kanë qëlluan në ajër kur kanë parë se policia po i ndiqte.

Në ditën që u ndaluan, policia iu ka bërë thirrje për të ndaluar, por këta shtetas kanë braktisur automjetin e tyre dhe kanë tentuar që të largohen. Ata janë ndjekur dhe janë kapur më pas në flagrancë në oborrin e banesës së një shtetasi.

Gjatë kqyrjes së automjetit me të cilin po udhëtonin këta persona janë gjetur në armë zjarri, e tipit kallashnikov, dy kerhera automatiku , njëri me 28 fishekë, ndërsa tjetri me 20 fishekë, tre maska fytyre, tre qese dorezash plastike të hapura, disa palë doreza plastike dhe një palë doreza leshi, dy bidona plastikë me nga 1.5 l benzinë. Ndërkohë gjatë kqyrjes së oborrit të banesës së shtetasit S.M, u gjetën dy aparate celularë të markës Blackberry dhe Nokia, një kapuc leshi me ngjyrë ulliri, i mbyllur me hapje në pjesën e syve, një kapuc i zi, i mbyllur me hapje në pjesën e syve, dy palë doreza plastike me ngjyrë verdhë e blu. 

Nga kryerja e hetimeve të deritanishme si dhe nga informacionet e mbledhura nga policia gjyqësore ka të dhëna të arsyeshme të bazuara në prova se tre të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qenë duke kryer veprime të drejtëpërdrejta për kryerjen e vrasjes me paramendim, me përdorimin e armëve luftarake.


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)