Lihet i lirë Adil Kazma, pasi u 
vetëdorëzua LIVE në A1 Report

Lihet i lirë Adil Kazma, pasi u <br />vetëdorëzua LIVE në A1 Report
LAZARAT - Tension mes banorëve të fshatit të Lazaratit dhe policisë, të cilët pas publikimit në A1 REPORT të listës së personave të kërkuar të Policisë së Shtetit, i janë drejtuar postbllokut në hyrje të fshatit Derviçan me pretendimet se emrat e tyre janë vendosur gabimisht në atë listë.

Ndërkohë Adil Kazma është lënë i lirë nga policia pasi u mbajt për mbi 4 orë për verifkime në Komisariatin e Gjirokastrës. Ai u vetëdorëzua në polici pas replikash të transmetuara Live në A1 Report me kryepolicin Artan Didi. Sipas informacioneve paraprake, nga verifikimet e bëra nga policia, Kazma rezulton i pafajshëm. Mësohet se bashkë me Kazmën është lënë i lirë edhe Gerti Gjolleshi, një tjetër person i cili ishte arrestuar nga policia si i përfshirë në ngjarjet e dhunshme dhe të shtënat me armë në Lazarat ndaj policisë
 
Adil Kazma, emri i të cilët u lexua në listën e të kërkuarve u takua vetë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi i cili ndodhet në krye të këtij aksioni, ndërsa A1 REPORT transmetonte Live situatën atje. Ai iu shpreh Didit se emri i tij është gabimisht në listë ndërsa u vetëdorëzua për të sqaruar gjithçka në polici.

Ndërkaq burime të policisë për A1 REPORT bëjnë të ditur se janë 200 persona të shpallur në kërkim nga policia, për vepra penale si kultivim të bimëve narkotike, shkëmbim zjarri me policinë. Në njoftimet e njëpasnjëshme të forcave blu, i bëhet apel personave të kërkuar që të vetëdorëzohen në polici që të kryhen verifikimet përkatëse ndaj tyre, për veprat penale për të cilat ata akuzohen.
 
 A1 Report prej ditës së djeshme në një trasnmetim maratonë Live solli gjithçka ndodh në fshatin Lazarat, me zëra banorësh e zyrtarësh, ku policia vijon aksionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe arrestimit të grupit të trafikantëve që bëjnë rezistencë të armatosur kundër forcave blu.

lista me me emrat

....
Lirohet Adil Kazma, shpallet i pafajshëm nga policia

Adil Kazma është lënë i lirë nga policia pasi u mbajt për mbi 4 orë për verifkime në Komisariatin e Gjirokastrës. Ai u vetëdorëzua në polici pas replikash të transmetuara Live në A1 Report me kryepolicin Artan Didi. Sipas informacioneve paraprake, nga verifikimet e bëra nga policia, Kazma rezulton i pafajshëm. Mësohet se bashkë me Kazmën është lënë i lirë edhe Gerti Gjolleshi, një tjetër person i cili ishte arrestuar nga policia si i përfshirë në ngjarjet e dhunshme dhe të shtënat me armë në Lazarat ndaj policisë

Burime të policisë: Janë 200 persona të shpallur në kërkim
Burime të policisë për A1 REPORT bëjnë të ditur se janë 200 persona të shpallur në kërkim nga policia, për vepra penale si kultivim të bimëve narkotike, shkëmbim zjarri me policinë. Në njoftimet e njëpasnjëshme të forcave blu, i bëhet apel personave të kërkuar që të vetëdorëzohen në polici që të kryhen verifikimet përkatëse ndaj tyre, për veprat penale për të cilat ata akuzohen.

A1 Report publikon listen e personave te kerkuar nga policia
Ka nisur gjithçka në mesditë kur A1Report ka publikuar live para hyrjes në fshatin Derviçan listën e personave të dyshuar për veprimtari kriminale dhe që kanë qëlluar me armë ndaj policise në aksionin antidrogë të nisur prej katër ditësh në Lazarat. Janë 18 persona që gazetari i televizionit A1 REPORT Arsen Rusta lexoi live si të kërkuar nga lista zyrtare e Policisë së Shtetit.
 



Në këtë listë, e bërë publike për herë të parë në mesditë në A1 REPORT, bie në sy prezenca e disa të dyshuarve të cilët kanë shfrytëzuar transmetimet e A1Report për të pohuar se emri i tyre është gabimisht në listë.

arseni me logo



Vetedorezohet Adil Kamza, replikon Live ne A1 REPORT me kryepolicin Didi
Adil Kazma, pjesë e kësaj liste, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe nëna e tij, kanë shfrytëzuar në transmetimin maratonë të A1Report mbërritjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi, për të replikuar për emrin e tij në këtë listë.
 
Pas kësaj ai është vetëdorëzuar live duke u shoqëruar nga makinat e policisë drejt komisariatit të Gjirokastrës. 

(Debati ndërmjet nënës Adil Kazmës dhe Artan Didit)


Dy arrestime te tjera Live ne A1 REPORT
Më herët dy arrestime të tjera janë bërë në këtë pjesë të Derviçanit, ku pati dhe agravim të situatës për njërin prej tyre. 

 (Video, arrestimi i parë sot live në A1Report në postbllokun e Dervicianit)


 (Video, arrestimi i dytë sot live në A1Report në postbllokun e Dervicianit)


-------

Kryeplaku i fshatit Kordhoc për A1 REPORT: Ata që qëllojnë, të shtyrë politikisht

Vetë kryeplaku i fshatit Kordhoc, Dermush Buzheli duke folur për mikrofonin e A1Report deklaroi se listat kanë krijuar panik, ndërsa nuk e ka mohuar mundësinë e kultivimit të kanabisit në Kordhoc ndërsa ka kërkuar që të hiqen nga lista e personave të shpallur në kërkim emrat e 3 djemve të tij.  “Djali im nuk ka qëlluar mbi policinë” thotë ai duke theksuar se “ata që qëllojnë janë të shtyrë politikisht.” 

Guzheli ka bërë apel për zgjidhje me paqe të situatës pasi sipas tij “policia ka bërë punën e vet, por zgjidhja është vetëm me paqe jo me luftë”
 
“Ne po punojmë që të bashkëpunojmë dhe t’i largojmë vetë ata që po qëllojnë mbi policinë”, tha Buzheli në raportimet Live që A1 REPORT ka përcjellë për situatën në lidhje me aksionin antidrogë të policisë në fshatin e Lazaratit.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn, 2,8 vite burg! Dënohen dhe 2 të tjerët

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn, 2,8 vite burg! Dënohen dhe 2 të tjerët