Lihet në burg Qani Muça, tentoi të vriste inspektorin e IMT pasi i shembën shtëpinë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Qani Muçën, i akuzuar për tentativën e vrasjes së inspektorit të IMT, Ilirjan Gavelli. Ai u përballë edhe me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv Muça afro 30 minuta pasi i është prishur banesa në zonën e “Ali Demi” i është drejtuar me fjalë fyese Gavellit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën që mbante në brez dhe e ka qëlluar në bark. Madje gjatë arrestimit ai u ka thënë punonjësve të policisë së 'këta (punonjësit e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë'.

Në dëshminë e tij Ilirijan Gavelli shprehet se sapo ka parë Muçën që ka nxjerrë nga brezi pistoletën i është hedhur me trup për ta neutralizuar por pa mundur do ta ndal që ai të shkrepi armën. Qani Muça rezulton se ka qëlluar dy herë me armën e tij pistoletë ku plumbi i dytë ka kapur një automjet të parkuar aty duke i shkaktuar dëmtime në derën nga ana e shoferit.

Arrestimi i Qani Muçës është bërë nga forcat e komisariatit numër një të cilat kanë qenë në vendngjarje duke menaxhuar trafikun, ndërsa trupat e diskoluara për procesin e prishjes së objekteve ishin larguar pak minuta para se të shkrepej arma.

Nga hetimet e provat materiale rezulton se ka qëlluar dy herë me armë pistoletë. Një plumb ka kapur Gavellin duke kaluar tej përtej në bark e një plumb një mjet të parkuar aty. Të shtënat me armë e konflikti fizik ka ndodhur pasi është prishur banesa.

Kujtojmë se Qani Muça, 52-vjeç plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së pasditen e së premtes  pasi i shembën shtëpinë. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2017 për dhunë në familje. Muça shkaktoi panik në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” pasi mori armën e zjarrit dhe qëlloi inspektorin me plumb në bark. Qani Muça, i cili plagosi inspektorin e IMT-së Ilirjan Gavelli pasi ky mori vendimin për t’i shembur banesën, ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer. Për këtë, akuza që rëndon ndaj tij është “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lulu: 15/08/2022 12:44

    ne je trim shko vrit ramen e kompani... legene avokate, s kishte si te ndodhte ndryshe anetare e pd-se se kallashit !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin