Po shkon drejt zhdukjes një nga monumentet më emblematike të qytetit të Shkodrës. Kulla e Inglizit, ky monument shekullor i trashëgimisë kulturore në Shkodër po degradon.
Kompleksi i monumentit që shkodranët shpesh e quajnë “Sahati i Inglizit” është lënë totalisht jashtë vëmendjes nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
Këto fotografi tregojnë se në ç’gjendje ka degraduar salloni i brendshëm i kullës. Edhe pamja e jashtme e kompleksit monumental të Kullës së Inglizit është lënë një gjendje shkatërrimtare. Nuk gjen asnjë gjurmë të mirëmbajtjes e restaurimit. Monumentit po i ngushtohet edhe hapësira nga ndërtimet e paligjshme.

Ndërkohë, dekoracionet e shënimet historike mbi këtë kullë po humbasin gjurmët. Kulla dokumenton një pjesë nga historia e pavarësisë së Shqipërisë.
Kulla u ndërtua rreth çerekut të fundit të shekullit të 19-të me fondet e nënshtetasit anglez Lord Paget që kishte ardhur në Shkodër me mision politik e fetar. Ai e ndërtoi kullën në mënyrë të tillë që kryente funksionin si banesë dhe seli për misionin e tij në Shqipëri. Ndërsa sallonin e madh e ndërtoi me dekoracionet të stilit oriental, Lord Paget ndërroi një faltore sipas modelit të kishës protestante. Kulla e sahatit do të shërbente edhe për rënien e kambanës në orarin e liturgjisë.

Misioni i Lord Paget për themelimin e një kishe anglikane në Shkodër nuk zgjati shumë, sepse kleri katolik dhe konsulli austriak protestuan në mbrojtje të katolikëve të Shqipërisë.
Fototgaleria për foto të tjera
Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fototgaleria për foto të tjeraRedaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

VIDEO