Lija e majmunëve, Suedia konfirmon rastin e parë në Europë! OBSH e shpalli urgjencë globale

Lija e majmunëve, Suedia konfirmon rastin e parë në Europë! OBSH e shpalli urgjencë globale

Duart e një personi të prekur nga lija e majmunëve

Suedia ka regjistruar rastin e parë të varianti të ri infektiv të mpox, ose ndryshe lija e majmunëve.

Personi u infektua gjatë qëndrimit në një zonë të Afrikës ku aktualisht ka një shpërthim të madh të mpox Clade 1.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se shpërthimi i kësaj sëmundje në pjesë të Afrikës ishte tani një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

Të paktën 450 njerëz vdiqën gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos, ndërkohë raportohet se virusi është përhapur në zonat e Afrikës Qendrore dhe Lindore.

Mpox, i cili më parë njihej si lija e majmunit, transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, si seksi, kontakti lëkurë me lëkurë, ose frymëmarrjen pranë një personi tjetër, shkruan BBC.

Zakonisht ka simptoma të ngjashme me gripin, por në disa raste virusi mund jetë fatal për njeriun.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës